Universiteti Umeå

Umeå University Campus
Norra skenet
Map of Umeå University, from OpenStreetMap.

Institucioni

Redakto

Organizimi

Redakto

Universiteti i Umeas ka katër fakultete dhe nëntë kapmuse, me kapmuset shtesë në qytetin e Skellefteå dhe të Örnsköldsvik. Numri i përgjithshëm i studentëve i renditur në 50 programe të ndryshme studimi dhe 800 kurse të ndara arrin në 36,000.

Sot Universiteti ka katër fakultete, të listuara në bazë të rendit alfabetik:

  • Fakulteti i Artit
  • Fakulteti i Mjekësisë
  • Fakulteti i Shkencës dhe Teknologjisë
  • Fakulteti i Shkencave Shoqërore

Universiteti i Umeas ka nëntë kampuse, të listuara në bazë të rendit alfabetik:

  • Instituti i Dizajnit - është një kolegj brenda Fakultetit të Shkencës dhe Tekonologjisë në Universitetin e Umeas. Instituti u hap në vitin 1989 dhe është projektuar dhe i pajisur vetëm për mësime të dizajnit idustrial. Instituti i Dizajnit është i njohur rreth botës për standardet e larta akademike. është e vemtja shkollë suedeze në top 60-shën e Businessëeek për shkollat e dizajnit në botë. Programi ofron diplomë master në Dizajnin e Transportit dhe Dizajnin Industrial të Avancuar.
  • Instituti i Teknologjisë - është pjesë e Fakultetit të Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin e Umeas. Instituti ofron një rang të gjerë të programeve për studim, disa nga të cilat nuk gjenden në pjesët e tjera të Suedisë. Hulumtimi në inxhinieri gradualisht po rritet. Fakulteti tradicionalisht ka pozitë të fortë në shkencat natyrore nga një bazë mbi të cilën ndërtohet kërkimi i teknologjisë së re. Instituti është anëtar i CDIO-së.
  • Shkolla e Arkitekturës - u hap të vjeshtë të vitit 2009 dhe do të rritet për tu bërë laborator ndërkombëtar i zhvillimeve arkitekturore, duke ndjekur arsimin në nivele të ndryshme si në hulumtim. Umea do të marr 250 ulëse në programin arkitekuror 5-vjeçar.
  • Shkolla e Biznesit dhe Eknomisë - e njohur si USBE ka rreth 2,000 studentë. Shkolla ofron programe Bachelor, katër programe universitare (Civilekonomprogram), shtatë programe master (përfshirë Erasmus Mundus Master në programin e menaxhimit strategjik të projektit) dhe programet doktoruese. Atmosfera ndërkombëtare është e rëndësishme për shkollën dhe ajo ofron një program universitar (International Business program) dhe të gjitha programet master she doktorale në anglisht.
  • Shkolla e Edukimit - e njohur ndryshe si USE, u përurua në janar të vitit 2009 për ta zëvendësuar ish Fakultetin për Edukimin e Mësimëdhënësve.
  • Shkolla e Arteve të Bukura - filloi në vitin 1987 në një ish-fabrikë afër lumit Umealven. Çdo vit 12 studentë të rinj pranohen në këtë shkollë. Gjithsej 60 njerëz janë duke studiuar në këtë Akademi.
  • Qendra e Shkencave Sportive
  • Shkolla e Universitetit të Umeås për Restorant dhe Artin e Gatimit


Qendra Hulumtuese[1]

Redakto

Spitali Universitar i Umeas

Redakto
  • Spitali Universitar i Umeas ( "Norrlands Universitetssjukhus", "NUS" ) është spitali kryesor dhe qendra hulumtuese për kujdesin mjekësor dhe mjekësinë në Suedinë veriore. është një nga shtatë shkolla për mjekësi në Suedi.

Rektorët

Redakto

Vlerësimet

Redakto

Academic Ranking of World Universities (2012), universiteti u vlerësua mes vendeve 201 - 300 nga gjithë universitetet e botës[2] dhe në të njëjtën kohë nga QS World University Rankings u vlerësua i 297-ti në gjithë botën.[3]Times Higher Education World University Rankings 2012/2013 Universiteti i Umeas u vlerësua mes 251 dhe 275 nga gjithë universitetet e globit. [4]

Ish-nxënësit e famshëm

Redakto

Studentët

Redakto

Doktorët

Redakto

Doktorët e nderit

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Centres at Umeå University website". Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2014. Marrë më 9 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "ARWU World University Rankings 2012". Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2013. Marrë më 11 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "QS World University Rankings 2012 (overall)". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Times Higher Education World University Rankings". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhjet e jashtme

Redakto