Universitetet e Moçme

Universitete të Moçme (en: ancient universities) është një cilësim për shtatë universitete të themeluara në mesjetëBritaninë e Madhe dhe në Irlandë.[1] Katër nga këto universitete janë të vendosura në Skoci, dy në Angli, dhe një në Irlandë. Universitetet e Moçme të Britanisë dhe Irlandës janë midis universiteteve më të vjetra në botë.

Universitetet

Redakto

Lista e Universiteteve të Moçme të Anglisë, Skocisë dhe Irlandës, të renditura sipas datës së themelimit:

ThemeluarInstitucioniMbretëriaVendndodhjaShënim
1096Universiteti i Oksfordit
Mbretëria e AnglisëOksford, AngliMësimet e para në Oksford u dhanë qysh në vitin 1096, por Universiteti filloi të zhvillohej në mënyrë të vrullshme pas 1167-ës, kur mbreti Henry II i ndaloi studentët Anglez nga frekuentimi i Universitetit të Parisit.[2]
1209Universiteti i Kembrixhit
Mbretëria e Anglisë
Kembrixh, AngliThemeluar nga dijetarë të Universitetit të Oksfordit, që u larguan nga Oksfordi pas ekzekutimit të padrejtë të dy studentëve në 1209.
1413Universiteti i Shën AndreutMbretëria e SkocisëShën Andre, SkociThemeluar me Urdhër të Papës së Romës në vitin 1413.
1451Universiteti i GlasgoutMbretëria e Skocisë
Glasgou, SkociThemeluar me Urdhër të Papës së Romës në vitin 1451.
1495Universiteti i AberdinitMbretëria e Skocisë
Aberdeen, SkociKolegji Mbretëror u themelua me Urdhër të Papës së Romës në vitin 1495, ndërsa Kolegji Marischal në 1593; të dy kolegjet u bashkuan në 1860.
1582Universiteti i EdinburgutMbretëria e SkocisëEdinburg, SkociThemeluar me Dekret Mbretëror të Mbretit James VI të Skocisë; konsiderohet si Universiteti i parë me prejardhje civile.
1592Universiteti i DublinitMbretëria e IrlandësDublin, IrlandëThemeluar me Dekret Mbretëror të Mbretëreshës Elizabeth I të Anglisë.

Burim i të dhënave

Redakto
  1. ^ "Radcliffe dean to lead historic university in Scotland". Ukinusa.fco.gov.uk. Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2020. Marrë më 2012-02-17. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ A brief history of the University of Oxford Arkivuar 11 prill 2008 tek Wayback Machine, Oxford University