Shalqini është një frut që lulëzon dhe ka origjinë nga Afrika Jugore.Ështe bimë vjetore që peshon jo pak dhe ka zakonisht lëkure me ngjyrë të gjelbër kurse në brendi është e kuqe. Shalqini është i mbushur me ujë dhe lëndë ushqyese, përmban shumë pak kalori dhe është jashtëzakonisht i freskët.Kultivimi i tij daton që nga mileniumi i II-të në Egjipt dhe që nga shekulli i X-të në Indi dhe Kinë.Më vonë u kultivua edhe në Europen Jugore ku edhe sot e kësaj dite është një nga frutat më të pëlqyer në këto vende.Shalqiri është i pasur me vitamin A dhe C.Është gjithashtu i mbushur me ujë dhe lëndë ushqyese, përmban shumë pak kalori dhe është jashtëzakonisht i freskët.Të pish lëngun e tij apo të konsumosh atë, mund të ketë disa përfitime shëndetësore, duke përfshirë presionin e ulët të gjakut,përmirëson ndjeshmërinë e insulinës dhe redukton dhimbjet e muskujve.

Shalqini
noform
noform
Klasifikimi Shkencor
MbretëriaBimë
NdarjaMagnoliophyta
KlasaMagnoliopsida
RendiCucurbitales
FamiljaCucurbitaceae
GjiniaCitrullus
LlojiCitrullus lanatus L.


Historia Redakto

Mendohet se origjina e shalqirit është në Afriken Jugore.Në shekullin e XIX-të ,Alphonse de Candolle konstatoi se shalqiri i ka rrënjët në pjesën tropikale të Afrikës. Citrullus colocynthis shpesh konsiderohet të jetë paraardhës i këtij fruti.Mirëpo duke u bazuar në hulumtimet shkencore dhe në DNA e kloroplastit , mendohet se këto dy bimë divergjojnë ndaras nga një paraardhës i përbashkët që njihet si C.ecirrhosus nga Nambia.Ne shekullin e VII-të ka fillu mu kultivu në Indi kurse në shekullin e X-të në Kinë ,që sot njihet si vendi i cili kultivon më së shumti shalqin në tër boten.Mendohet se në Europë ka fillu të kultivohet në shekullin e XVII-të.

Përshkrimi Redakto

Fryti i shalqirit është në formë sferike deri në elipsoide që mund të peshojë nga 5 deri 20 kg ,i mbështjellur nga një lëvozhgë të gjelbër të çelur me shirita të gjelbërt të errët, me trashësi nga 2 deri 4 cm brenda së cilës ndodhet masa për ushqim në ngjyrë të kuqe të ndezur, por ka edhe shalqinj me ngjyrë të verdhë të çelur. Përmban shumë ujë dhe është i mirë për të sëmurët që vuajnë nga veshkat ka shije të ëmbël. Në Europë kulticohet më së shumti në vendet si Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Italia dhe Spanja.

Lulet e sharqinit

Vitaminat dhe Mineralet Redakto


Shalqiri përbëhet kryesisht nga uji (91%) dhe karbohidrate (7.5%). Nuk përmban asnjë proteinë ose yndyrë dhe është shumë i varfër në kalori.Karbohidratet janë kryesisht sheqerna të thjeshta, të tilla si glukozë, fruktoza dhe saharozë. Shalqiri është një burim i dobët i fibrave(0,4 gram për 100 gram).Ky frut është një burim i mirë i mineraleve ,vitaminës C e shumë vitaminave të tjera dhe përmban : 1.Kalium: Mineral që është i rëndësishëm për kontrollin e presionit të gjakut dhe të shëndetit të zemrës.2.Bakër: Një mineral që është më i bollshem në ushqimet bimore, dhe shpesh mungon në dietën perëndimore.3.Vitaminë B5: Gjithashtu i njohur si acid Pantothenic. Kjo vitaminë është gjetur në pothuajse të gjitha ushqimet në një farë mase.4.Vitaminë A: Shalqini përmban beta-carotene, e cila është transformuar në vitaminë A në trup.5.Vitaminë C : Antioxidant thelbësor për shëndetin e lëkurës dhe funksionin imunitar.Aminoacidet në shalqi ndihmojnë në prodhimin e oksidit nitrik i cili është një molekulë e gazit e cila mundëson që muskujt e vegjël rreth enëve të gjakut te çlodhen dhe të zgjerohen.Kjo çon në reduktim të tensionit të gjakut.Gjithashtu ndihmon për të reduktuar në masë yndyrën dhe për të përmirësuar ndjeshmërinë e insulinës në individët me diabet tip 2.

Efekti Negativ Redakto

Shalqini mund të shkaktojë reaksione alergjike apo probleme të tretjes te disa individë.Alergjia nga shalqini është e rrallë, por ajo mund të shkaktojë sindromën gojë-alergji në individë të cilët janë të ndjeshëm ndaj polenit.Simptomet përfshijnë irritim ne buzë dhe fyt, ënjtje e buzëve, gjuhë, fyt, dhe nganjëherë veshët.Shalqini përmban FODMAPs, karbohidratet afat-zinxhir që disa njerëz nuk mund t'i tretin.FODMAPs mund të shkaktojë simptoma të pakëndshme pasi pengon tretjen e ushqimit dhe mund te shkaktoje gazra, dhimbje stomaku, diarre ose kapsllëk.