Rajonet e Finlandës

Finlanda përbëhet nga 19 rajone të quajtura maakunta në finlandisht dhe landskap në suedisht. Rajonet udhëhiqen nga këshillet e qarqeve, të cilat shërbejnë si forume të bashkëpunimit për komunat e rajonit. Detyrat kryesore të rajoneve janë planifikimi dhe zhvillimi i ndërmarrjeve dhe arsimit rajonal. Përveç kësaj, shërbimet shëndetësore publike janë zakonisht të organizuara në bazë të rajoneve. Aktualisht, i vetmi rajon ku mbahen zgjedhje popullore për këshillin është Kainuu. Këshillet e rajoneve të tjera janë të zgjedhur nga këshillet e komunave, secila komunë dërgon përfaqësues në proporcion me popullsinë e saj.

Stema e Finlandës.

Përveç bashkëpunimit ndër-komunal, e cila është përgjegjësi e këshillave të qarqeve, janë 15 Qendra për Zhvillim Ekonomik, Transportin dhe Mjedisin (Finlandisht: elinkeino-, liikenne- ja ympäristökeskus, abbreviated ely-keskus), të cilat janë përgjegjëse për administrimin lokal të punës, bujqësisë, peshkatarisë, pylltarisë dhe punëve sipërmarrëse. Ato janë përgjegjëse për një ose më shumë rajone të Finlandës, dhe përshijnë edhe zyra të Ministrisë për Punë dhe Ekonomi, Transport dhe Komunikim, dhe Ambient. Zyrat e Forcave të mbrojtjes Finlandeze janë përgjegjëse për përgatitjet e mbrojtjes rajonale dhe për administrimin e rekrutimit brenda rajonit.

Rajonet përfaqësojnë dialekte, kulturë dhe ekonomi të ndryshme, shumë më mirë se sa ish provincat, të cilat ishin krejtësisht njësi administrative të pushtetit qendror. Historikisht, rajonet janë ndarjet e krahinave historike të Finlandës, zona të cilat përfaqësojnë saktësisht dialekte dhe kulturën e rajonit.

Rajonet Redakto

StemaEmriEmri finlandishtEmri suedishtKryeqytetiHarta
LaplandLappiLapplandRovaniemi
Rajone e Finlandës
(Kufijtë e provincave historike janë paraqitur me ngjyrë hiri)
Ostrobothnia VeriorePohjois-PohjanmaaNorra ÖsterbottenOulu
KainuuKainuuKajanalandKajaani
Karelia VeriorePohjois-KarjalaNorra KarelenJoensuu
Savonia VeriorePohjois-SavoNorra SavolaxKuopio
Savonia JugoreEtelä-SavoSödra SavolaxMikkeli
Ostrobothnia JugoreEtelä-PohjanmaaSödra ÖsterbottenSeinäjoki
Ostrobothnia QendroreKeski-PohjanmaaMellersta ÖsterbottenKokkola
OstrobothniaPohjanmaaÖsterbottenVaasa
PirkanmaaPirkanmaaBirkalandTampere
Finlanda QendroreKeski-SuomiMellersta FinlandJyväskylä
SatakuntaSatakuntaSatakundaPori
Finlanda JugperëndimoreVarsinais-SuomiEgentliga FinlandTurku
Karelia JugoreEtelä-KarjalaSödra KarelenLappeenranta
Päijät-HämePäijät-HämePäijänne TavastlandLahti
Tavastia ProperKanta-HämeEgentliga TavastlandHämeenlinna
UusimaaUusimaaNylandHelsinki
KymenlaaksoKymenlaaksoKymmenedalenKotka, Kouvola
Åland[1]AhvenanmaaÅlandMariehamn

Shih edhe Redakto

Referimet Redakto

  1. ^ Roli që këshillet rajonal shërbejnë në Mainland Finland janë, në Åland, trajtohen nga Qeveria autonome e Åland.

Lidhje të jashtme Redakto


🔥 Top keywords: