- Albert Z. Zholi (shkrimtar-publicist, lindur me 16 dhjetor 1960). Autor i 25 librave... Ka zhvilluar mbi 5 900 intervista me personalitete të letërsisë, artit, shkencës, kulturës, politikës, biznesit, muzikës. Ka bashkëpunuar me 33 gazeta dhe revista brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka redaktuar 302 libra artisitk, publicistik, tregime dhe me poezi. Në vitin 1995 ishte iniciator dhe Kryetar i parë i Shoqatës së parë shqiptare "Vëllazërimi" në Athinë, mik i arvanitasit të shuqar Aristidh Kola në shtepinë botuese të të cilit "Thamiras" ka botuar librin e parë "Ikja e madhe" të ribotuar 4 herë. "Publicisti, shkrimtari, kritiku letrar, Albert Zholi është njëri ndër krijuesit më aktivë dhe më i gjithanshëm në krijimtarinë e tij të pasur e tejet të begatshme. Roli i tij në pasurimin e publicistikës shqiptare në përgjithësi, është shumë domethënës, në radhë të parë për temat e shumta dhe të ndryshme që ka trajtuar dhe trajton me një diskurs të shkëlqyer letrar e artistik, gjuhë të pasur dhe tejet komunikuese me lexuesin, hulumtues i talenteve, intervistues ndër më të zellshmit, prezantues i temave të shumta dhe të ndryshme të jetës kulturore, përgjithësisht një krijues aktiv shumëdimensional"-.Reshat Arbana -

Redakto

Vlerësime;

-Personalitet i Shquar i Shoqatës “Polifonia Shqiptare”-2010

-Peresonalitet i Shquar i Labërisë nga Shoqata Labëria "Nderi i Kombit"-2016

- Titullin  “Ambasador i Paqes” 2018.

-“Qytetar Nderi i Tepelenës”-2019

-Gazetari i vitit i Kulturës nga Instituti " Cinemania Mania E Kinemasë"-2019

-Mirënjohje për ndihmën ndaj jetimëve nga INSTITUTI KOMBETAR I INTEGRIMIT TE JETIMEVE SHQIPTARE-2019

- Nderi i Shoqatës “Përmeti”-2020

-Nderi i Shoqatës "Vëllezërit Frashëri" Përmet-2020

- Gazetari i vitit i Kulturës nga Shoqata "Jehona Shqiptare"- 2020

-Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë- Gusht 2021

- 20 Mars 2022-Sot Shoqata Kulturore Artistike Mbarëshqiptare "Jehona Shqiptare" me Presidente "Nderi Kombit", Margarita Xhepa dhe Kryetare znj. Mira Korançe, pas një bashkëpunimi 12-vjeçar në aktivitete të ndryshme Kulturore- Artsitike si dhe për mbështetjen e poetëve të rinj kryesisht në Diasporë më akorduan Titullin: "Nderi i Shoqatës Jehona Shqiptare" dhe "Gazetari i vitit 2021 për Kulturën". .

-25 Maj 2024,. Qytetar Nderi i Përmetit

-25 Maj 2024 Nderi i Shoqatës Vëllezërit Frashëri



Veprimtaria publicistiko - letrare e Albert Zholit:

-1990-Bashkëpunëtor i revistës “Hosteni” , “Saranda”.”Joni”-

1993-2007- Bashkëpunëtor i gazetës “Drita”

-1993-2009 - Bashkëpunëtor i gazetës “Intervista” (2002 dhe “Intervista e Emigrantit)-

1994- Bashkëpunëtor i gazetës “Java”, “Labëria” , “Pasqyra”, “Egnatia” (Greqi)-

1997- Editor në stafin e gazetës “Vllazërimi” (Greqi)

-1999-2001 - Bashkëpunëtori gazetës “Shekulli”

-2001-2002; Kryeredaktor i gazetës “Emigranti shqiptar” , “Mërgimtari” (mujore e pavarur)-

2002-Drejtor i Institutit Kerkimor Shqiptar për Emigracionin (OJF)

-2002 –2013- opinionist për problemet e emigracionit në gazetat “Pasqyra”, “Ballkan”, “Dita”, “Ekonomia”, “Sot”, “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Tirana Observër”, “Ndryshe”, “Republika”, “Telegraf”, .

-2001 –2011- Bashkëpunëtor i Radio Tirana në kanalin e parë dhe të tretë për problemet e emigracionit . Rubrika “Emigracioni shqiptar”.

-2004 -Drejtor i menaxhimit i spektaklit “Yjet në Folkunivers” TVSH

-2004- 08 -Sekretar per shtypin dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve.

-2006-2007 ideues dhe bashkëdrejtues në TVSH në emisionin “Emigracioni dhe Koha”

- 2006-08- Drejtor-Kryeredaktor i gazetës së përditshme të pavarur “Ndryshe”

-2007-Kryeredaktor i revistës “Intergrim” (6 mujore)

- 2008-vazhdim… Redaktor kulture, dhe dosier gazeta “Telegraf”

-2008-Kryeredaktor i gazetës Iliria News –Greqi (javore)

-2008-Kryeredaktor i gazetës “Labëria”-vazhdim-Ismail Kadare, ka shkruar se: “Gazeta “Labëria” ka qënë për mua, një nga surprizat e këndshme, larg këtij agresiviteti që karakterizon shtypin shqiptar

-2012-Kryeredaktor i revistës mujore “Bota Femërore”

-2014-2019 Gazetar Revista “Mbrojtja” dhe gazeta “Ushtria”

-2018-Kryeredaktor (Vazhdim) i gazetës Poltologjia

-2019 -Kryeredaktor i emisionit Puppet Chanel

Botime:

1-Ikja e madhe (Publicistikë)

2-Vite emigracioni-tregime

3-Endrrat e mërgimit-publicistikë

4-Kush e “vrau” Amerikën-publicistikë

5-Vajza misterioze-tregime

6-Yjet në Folk Univers-publicistiko letrar

7-Iraku midis Babilonisë dhe qytetërimit - (publicistikë)

8-Hiret e një bjondine-tregime

9-I fundit i komunizmit utopik-publicistikë

10-Me zemër pranë Shqipërisë- publicistikë

11-Luftar Paja, aktor i madh komik -Monografi

12-Sekretet e ish gazetarëve të RTSH- Vëll. I-rë

13-Kush e vrau dashurinë-roman

14-Sekretet e ish gazetarëve të RTSH-vëll II-të

15-Kiço Mustaqi Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve-monografi

16-Mesazhe dashurie (publicitiko-letrar)

17-Një ditë për dashurinë (publicistiko-letrar)

18-Puthje dashurie (publicistiko-letrar)

19-Hase Manaj, në udhët e jetës -Monografi

20-Kujtim Gjonaj dhe magjia e filmit -Monografi

21-Reshat Arbana "Artist i Popullit"-Monografi

22- Anita Bitri - Nje meteor ne qiellin e kenges shqiptare-Monografi

23- "Dashuri pa kushte"- tregime-2021

24- Todo Bojdani partizani që mori në dorëzim Radio Tiranën në nëntor 1944- bashkautor Sulejman Basha-Monografi-

25- Llazar Angjeli në labirintet e jetës-2023-Monografi-




Letër e Ismail dhe Helena Kadare dërguar  autorit nga Parisi, pas leximit  të  librit të  tij “ Ikja e Madhe”.

                                                                                      Paris, 7 shkurt  1998

I nderuari zoti  Albert,

Lexova me  një frymë librin  tuaj "Ikja e madhe" dhe  dua t’ju uroj nga  zemra  për këtë punë  të  mrekullueshme që  keni bërë, lidhur  me  ikjen, jetën dhe  peripecitë e  panumërta  të emigrantëve tanë  në  Greqi. Bravo, me  të vërtetë  bravo.

Libri është  shkruar me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të  gjallë, me gjuhë  të rrjedhëshme  dhe mbi të  gjitha, me një  ndjeshmëri  të rrallë. Për  të  gjithë ne  shqiptarët, kudo që  gjendemi, ai është  një tabllo  tronditëse  e dramës së dhimbëshme  të  shkuljes së shqiptarëve  nga  trojet e tyre, pas rënies së komunizmit.

Për të gjitha këto, libri juaj, të shkon drejt e në zemër. Ju keni ditur ta përshkruani cdo gjë duke  mbledhur  një informacion të dendur, realist dhe tejet emocionues. Dhe ajo që është për t’u lavdëruar, është se ju, me këtë libër, keni dhënë një mesazh shprese  për të gjithë ata që kanë lënë atdheun  në kërkim një jete më të mirë, dhe që mendojnë seriozisht se një ditë  do të kthehen atje, e do të punojnë për ta ringritur  këtë atdhe të rënë në baltë.

                                                                                                 

                                                                                                      Edhe njëherë urime

                                                                                                           Ju përshëndesim

                                                                                                            Ismail dhe Helena Kadare

Kanë thënë për Albert Zholin:


Albert Zholi mbetet gazetari më aktiv për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Libri i tij "Ikja e Madhe" është një kontribut i madh për këtë emigracion të paparashikuar në vitet 1990.


Aristidh Kola- Kryetar i Shoqatës së Arvanitasve- Athinë


Albert Zholi është një shkrimtar dhe gazetar vizionar me një intutië mbresëlënëse. Ai është kudo ku ka aktivitete, ku ka aktorë, poetë, shkrimtarë, promovime, redaktime, përkujtime, regjisorë, art, kulturë dhe i pasqyron ato me nivel të lartë dhe pa asnjë shpërblim. I thjeshtë, i dashur komunikues, real në të shkruar dhe i saktë në komunikim.  Krenohemi që e kemi mik dhe i jemi mirënjohës.

Margarita Xhepa "Nderi i Kombit"

Alberti është nga ata shkrimtar dhe publicist që mendohet shumë kur shkruan dhe lë gjurmë në shkrimet e tij. Mbi të gjitha ai është një krijues patriot i madh, aktivist i shkëlqyer ndër të rrallët në Shqipëri  që ka lartësuar emrin e emigrantëve në Greqi për mëse 7 vjet.

Luftar Paja, "Artist i Popullit"

Krijimtaria e Albertit është mbresëlënëse. Pena e tij është e kujdesshme. Figurat e personazheve në librat e tij i ka gdhendur me vërtetësi, thjeshtësi, realizëm dhe besueshmëri.

Reshat Arbana "Nderi Kombit"

-Albert Zholi edhe kur bën analiza edhe kur zhvillon intrevista, i bën në mënyrë poetike.

Xhevahir Spahiu

Albert Zholi shkruan me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur valëzon. Ai hyn në shpirtin e personazhit dhe e zbërthen atë duke na e prurë pranë të gjallë dhe të freskët.

Dritëro Agolli

Alberti shkruan me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhëshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë.

Helena Kadare

Krijimtaria juaj të ngerthen. Lexova një ngjarje prekëse nga jeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi i cili shquhet si për realizëm, si për humanizëm të ndërsjelltë. Të tilla tregime rrëfejnë cilësitë e larta morale të njerëzve të thjeshtë. Suksese në rrugën e bukur e të vështirë të tregimit të shkurtër.

Naum Prifti

Përshëndetje të veçanta, i dashur Berti!

I lexova menjëherë me kureshtje kolegu skicat dhe tregimet e tua, dhe përjetova kënaqësi të papritur. Nuk e tepëroj se s'më shkon në këtë moshë -duhet të jesh krenar për prozën tënde! Njëherësh më kujtuan skicat e Migjenit - parahyrje për tregimet e fuqishme dhe aq të hijëshme të tij. Nëpër prozën tënde lëvizin dramat njerëzore të ditës, një pikëllim tragjik që është edhe më tronditës kur njerëzit e shprehin me sy pa e thënë plotësisht me gojë! Portretet njerëzore, kryesisht në mërgimin e arratisur janë ulërima njeriu në hall, të ngjashme me ujvyrat që rjedhin në fund humnere pa u dukur! Bota njerëzore e rënë përmbys që pena e hollë e ngrë më këmbë për ta shikuar të gjithë!...Megjithatë nuk mungon lirizmi që përballë mjerimit bën kontrastet e pikturave dritë-hije të Rembryndit!. Meriton fjalë të mira po ashtu për gjuhën e kursyer, disi fisnike në zgjedhjen e. Mbi të gjitha, tregimet-skica kanë në shumë prej tyre një frymë fisnike Shqipërie, shqetësim fisnik të një biri të saj me penë të hollë në dorë... Përgëzimet më të mira!

Agim Shehu


Alberti është gazetar serioz, i përpiktë, nuk luan apo tjetërson mendimin. Nuk bën lajme për bujë por mbi të vërtetën. Miqtë e mi e çmojnë për sinqeritetin dhe vërtetësinë e shkrimeve të tij. Ai flet pak me fjalë, por shumë me penë. Tek thjeshtësia gjen virtytin e tij më të lartë….

Jorgo Papingji, poet


Albert Zholi është miku më i mirë mes gazetarëve. Kurrë nuk deformon fjalën. Kurrë nuk flet për veten. . Zholi nuk luan me fugurën e artistit por e ruan personalitetin e tij. Ndaj intervistat me të bëhen shumë të bukura dhe ne i besojmë verbërisht penës së tij.

Alida Hisku, këngëtare e mirënjohur


***

Pas gjurmëve tragjike të “Ikjes së Madhe” të Albert Zholit

Redakto


Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/

Santa Barbara, Kaliforni/

Mpakja dëshpëruese e popullsisë së vendit tonë/

Librin e shkrimtarit dhe të publicistit të talentuar Albert Zholi, me titull “Ikja e madhe: emigracioni i shqiptarëve në Greqi”, të cilin Shtëpia Botuese “Thamiras”,e ka vënë në qarkullim në vitin 1997, nuk më kishte qëlluar rasti ta lexoja më parë. Me zotin Albert u takuam një ditë verën që kaloi aty pranë Pallatit të Kulturës, kur një miku im na krijoi rastin për t’u njohur. Shkëmbyem numrat e telefonave dhe e lamë të takoheshim dikur. U takuam pas ca ditësh. Pavarësisht se nuk njihesha më parë me këtë publicist të mirënjohur në faqet e shtypit të Tiranës, artikujt, analizat dhe intervistat e tij i kisha ndjekur rregullisht në faqet e internetit. Më bënte përshtypje puna e tij e palodhur dhe pasioni i tij i admirueshëm për të hyrë në botën e njerëzve të të gjitha shtresave të popullsisë.

E pyeta për librin se mos i gjendej ndonjë kopje. Më premtoi të ma dërgonte me internet, pasi kopje nuk gjendeshin më. Libri ishte botuar 17 vjet më parë. E lexova në internet. Një libër prekës që të trondit për të vërtetat që autori shpalos në faqet e tij. Eh, ky emigracioni i shkretë i shqiptarëve! Kur mbarova së lexuari faqen e fundit, më erdhën ndër mend menjëherë ca vargje të dhimbshme të këngës së poetit dhe të këngëtarit mitik Neço Muka Himarioti “Vajza e valëve”: “… Ju të bukur zogj, te ju kam një shpresë, ju që çani det’ e male, dua t’ju pyés, e mjera, dua t’ju pyés: vallë mos e patë? Rron apo nuk rron? Ndonjë lajm a ndonjë letër? Vallë më kujton, e mjera, vallë më kujton?…”.

Albert Zholi, si një gazetar me një talent mjaft të spikatur, që ka jetuar dhe punuar disa vjet në Greqi, ka ditur të hyjë mjeshtërisht në të gjitha poret e shoqërisë greke: nëpër faqet e librit shpalosen pamje të gjithfarëllojshme të realitetit grek, që nga mjediset luksoze me drita llamburitëse, supermarketet me produkte të bollshme ushqimore, pallatet e bukura hijerënda e deri te zgëqet e braktisura e të pista, ku enden lloj-lloj njerëzish nga radhët e hajdutëve, e prostitutave, e lypsarëve dhe e kriminelëve të rëndomtë.

Ky libër është i pari që i shpalos lexuesit një të vërtetë tragjike për një zhvendosje kaq të madhe të një mase njerëzore shqiptare, e cila i largohet atdheut të vet sikur atje të kishte pllakosur murtaja. Historia e zhvendosjeve masive të njerëzve nga një hapësirë në një tjetër, është e kahershme.

Në sagat irlandeze dhe groenlandeze flitet për udhëtimet e lundërtarëve groenlandezë drejt Amerikës rreth vitit 1000 të erës sonë, nën drejtimin e vikingut Lejf Erikson (970-1020). Historianët irlandezë argumentojnë se që në shek.VI në Amerikë ka qëndruar për ca kohë lundërtari legjendar Sent-Brendan, për çka bën fjalë një libër i lashtë kelt. Ndërsa, në bazë të të dhënave arkeologjike, zhvendosjet masive të njerëzve drejt Amerikës kanë pas filluar shtatëdhjetë mijë vjet më parë, kur nga Azia, përmes ngushticës së Beringut (“urës së akullt”), fise të shekullit të gurit patën lëvizur drejt kontinentit të ri.

Brenda kontinentit evropian, mund të mjaftohemi me një zhvendosje masive njerëzish që pati filluar jo me dyndjen e hunëve që mendohet se popullonin hapësirat sipër Kinës Veriore, por me lëvizjen e gotëve që patën braktisur territorin e Suedisë Qëndrore, e cila asokohe quhej Goti, dhe u dyndën drejt brigjeve të Detit të Zi në shek.II-III të erës sonë. Arsyen kryesore të kësaj dyndjeje masive që vazhdoi drejt jugut gjatë gjysmës së mijëvjeçarit të parë (nga shek. II deri në shek. VII), shkencëtarët e shpjegojnë me uljet e ndjeshme të temperaturave, çka pati sjellë si pasojë zhdukjen e kafshëve të gjuetisë.

Si veçori karakteristike e zhvendosjes së njerëzve në kontinentin tonë ka shërbyer fakti se bërthama e Perandorisë Romake të Perëndimit, përfshirë fillimisht Italinë, Galinë, Spanjën dhe pjesërisht Dakinë, për ku qe drejtuar masa e të shpërngulurve gjermanë, në fillim të shek V të erës sonë, ishte mjaft e populluar prej vetë romakëve dhe prej popujve keltë të romanizuar. Prandaj zhvendosja në fjalë qe shoqëruar me konflikte kulturore, gjuhësore dhe më vonë edhe me komflikte fetare. Ato zhvendosje të mëdha të masës së njerëzve krijuan parakushtet për formimin dhe për zhvillimin në kontinentin tonë të shteteve të reja në periudhën e mesjetës.

Por zhvendosjet masive të shqiptarëve i ka shoqëruar një fat tragjik. Zhvendosja e parë masive ishte e dhunshme. Le të sjellim ndër mend për një çast rrënimin e kulturës mijëravjeçare iliro-epirote nga ana e gjeneralit romak Paul Emile, i cili, në vitin 168 p.e.r. rrafshoi 70 qytete dhe shiti si skllevër 150 mijë banorë vendës. Ky ishte rezultati i përplasjes së përgjakshme të Romës me Ilirinë që pati vazhduar pa ndërprerje gjatë një periudhe 60-vjeçare (228-168 p.e.r.).

Zhvendosja e dytë masive erdhi pas vdekjes së Skënderbeut, kur rreth 200 mijë shqiptarë, për t’i shpëtuar zgjedhës turke, u detyruan të zhvendosen drejt Italisë së Jugut, ku u themeluan kolonitë arbëreshe.

Zhvendosja e tretë masive ishte kjo e funddhjetorit dhe e fillimjanarit të viteve 1990-1991, të cilën Albert Zholi e ka bërë objekt të studimit të tij mjaft interesant në faqet e librit të lartpërmendur.

Arsyet e largimit masiv të shqiptarëve drejt vendeve të tjera, duke filluar nga vera e vitit 1990 dhe më pas, gjenden në realitetin e vajtueshëm që krijoi diktatura e egër komuniste, veçanërisht në dhjetëvjeçarin e fundit të grahmave të saj. Varfëria proverbiale që pllakosi mbarë vendin tonë për qejfin e diktaturës më të egër dhe më shtazarake enveriane që ka njohur historia e kombit shqiptar, ishte arsyeja kryesore që qindra mijë të rinj dhe familjarë u detyruan të braktisin atdheun që për ta ishte shndërruar në një skëterrë të vërtetë. Zbrazja e atdheut prej të rinjve shqiptarë dhe prej pjesës tjetër të popullsisë më të aftë për punë, ishte pasojë e krimit më të rëndë që diktatura enveriane bëri në vendin tonë. Një vend me pasuri të bollshme mbitokësore dhe nëntokësore, me rezerva të pamata energjetike, me kushte të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit detar dhe malor, me një popullsi me mesataren më të re të moshës në kontinentin evropian, mund të qe shndërruar në një oaz të begatë në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit, në një vend të dëshiruar për mjaft investitorë dhe turistë të huaj. Por banda komuniste e Enver Hoxhës, këtë vend të bekuar nga Hyjnia e shndërroi në një bunker të vërtetë, të mbështjellë me tela me gjemba, vetë u mbyll brenda Bllokut kriminal, të rrethuar nga muri i bajonetave të diktaturës, dhe popullin po e çonte drejt degjenerimit gjenetik për shkak të mungesës së ushqimit.

Autori, me mjaft vërtetësi, i ka dhënë lexuesit një pasqyrë të qartë të gjendjes ekonomike ku e kishte katandisur vendin tonë diktatura komuniste, e cila do të jepte shenjat e para të shkërmoqjes që në dhjetor të vitit 1985, kur gjashtë pjesëtar të familjes Popa kërkuan strehim politik në ambasadën italiane. Pas pesë vjetësh, në korrik të vitit 1990, shkërmoqja e ngrehinës socialiste enveriane do të merrte përmasa gjigante me dyndjen drejt ambasadave të huaja të 4795 vetave. Mes të larguarve, pati edhe nga ata që grisën pasaportat shqiptare dhe i flakën poshtë, sikur të ishin të infektuara me mikrobin e kolerës. Ato skena ishin llahtarisëse për faktin se mikrobin e kolerës së varfërisë rrënuese e kishte mbjellë në Shqipëri banda kriminale e Enver Hoxhës dhe pasaportat e gjora shqiptare nuk kishin ndonjë faj. Por të larguarit e shkretë të muajit korrik nuk kishin se ku ta shfrehnin mllefin e tyre që u ziente përbrenda për vite me radhë.

Ca muaj më pas, në fundin e dhjetorit 1990 dhe në ditët e para të janarit të vitit 1991, dyndja e njerëzve drejt kufirit grek mori përmasa mitike. Largimi marramendës i njerëzve drejt territorit grek ishte aq i paimagjinueshëm, saqë të kujtonte një ushtri të mposhtur që tërhiqet në panik e sipër. Largimi i njerëzve drejt Greqisë në palcë të dimrit, domosdo që u shoqërua dhe me viktima të shumta që nuk dihet se në ç’humnera përfunduan apo thjesht ngrinë nga të ftohtët. Kur lexon rrëfimet e autorit në faqet e librit për atë ikje të gjëmshme në një mot të acartë, nuk mund të mos tronditesh deri në palcë. Keqardhja e thellë për ata njerëz të mjerë, të katandisur në pikë të hallit për kafshatën e gojës, lexuesit ia pushton qenien në çdo qelizë. Kaq mjeshtërisht i ka pasqyruar Albert Zholi ato skena tronditëse të largimit masiv të njerëzve drejt së panjohurës.

Çdo lexues gjakftohtë i këtij libri, kur ka kthyer faqen e fundit të tij, rri e vret mendjen: po si qe e mundur që ata mijëra njerëz që hynë në ambasadat e huaja në korrik të vitit 1990 dhe ata qindra mijëra që u dyndën drejt kufirit grek, nuk hasën në asnjë pengesë? Lexuesit, me të drejtë, i lind dyshimi se në këtë mes ka pas ekzistuar një marrëveshje e fshehtë mes autoriteteve komuniste të Tiranës dhe autoriteteve të huaja. Me siguri që duhet të jenë vënë disa kushte. Por mbetet enigmë se cilat kanë qenë ato kushte që duhet t’u jenë vënë autoriteteve komuniste shqiptare nga vendet e Evropës Perëndimore, para se të hapeshin dyert e ambasadave. Ndoshta kushti kryesor mund të ketë qenë vendosja e pluralizmit politik. Sa për kushtet që pati vënë Greqia para Tiranës zyrtare për hapjen e kufirit, mund të thuhet me siguri të plotë se ato u bënë të njohura shumë shpejt, me vizitën e rrufeshme të kryeministrit grek Micotaqis në Tiranë më 13 janar 1991, kur kishin kaluar gati dy javë nga hapja kat e kat e kufirit grek. Në takimin që pati me Ramiz Alinë, Micotaqisi shtroi kërkesën e parë politike: kërkoi me këmbëngulje që në Tiranë të dërgohej Janullatosi, gjoja nën maskën e eksarkut, por që në të vërtetë synohej të hidhej në dorë drejtimi i kishës ortodokse fanoliane, siç u bë fakti i kryer më 02 gusht 1992. Pushtimin e kishës ortodokse fanoliane e pranon haptas historiani grek Nikolas Stavros, i cili në librin e tij me titull “Grekët dhe ballkanasit e rinj”, ka deklaruar shkoqur fare:

“Hedhja në dorë e kishës ortodokse të Shqipërisë, është fitorja jonë më e madhe në shek. XX”.

Pushtimi i kishës ortodokse fanoliane, me kontributin e drejtpërdrejtë të Athinës zyrtare, përmes shumave kolosale të parave që kalonin nëpër duart e Janullatosit, bëri të mundur të ngrihen varreza për ushtarët agresorë grekë, manastire dhe memoriale në nderim të tyre, të ndërtohet katedralja gjigante në qendër të Tiranës që u bën karshillëk të gjitha institucioneve qëndrore pranë Sheshit Skënderbej, e cila të krijon përshtypjen sikur Shqipëria është një vend ortodoks.

Pas vizitës së Micotaqisit dhe tradhtisë kombëtare që bëri Ramiz Alia në takimin me të, për shitjen e kishës fanoliane kishës shoviniste greke, shovinizmi grekokaragjoz, përmes Janullatosit, i ka futur kthetrat thellë në punët e brendshme të vendit tonë dhe deri tani, në Shqipëri, ende s’po dalin dot në skenë burra me dinjitet të lartë kombëtar që t’i presin ato kthetra një herë e mirë dhe t’i flakin në koshin e plehrave, të rivendosin autoritetin e nëpërkëmbur të Nolit të Madh dhe të të gjithë martirëve të ortodoksisë shqiptare, si edhe të krijojnë kushte për ardhjen në krye të kishës në fjalë të një Kryepeshkopi me gjuhë, me gjak, me prejardhje dhe me shtetësi shqiptare.

Më 17 maj 1993, kryeministri shqiptar Aleksandër Meksi ishte për vizitë në Greqi. Gjatë asaj vizite, pala greke nguli këmbë që të shfuqizohej ligji për zonat minoritare, i vendosur nga regjimi komunist dhe që përcaktonte si të tilla zonat me popullsi kompakte minoritare. Sigurisht, duke pasur si peng emigrantët shqiptarë, Athina vinte dhe i shtonte gjithnjë e më shumë presionet ndaj palës shqiptare, për t’i zhvatur asaj sa më shumë lëshime politike, siç edhe ia ka zhvatur deri tani. Pra, sipas palës greke, Shqipëria duhej të shpikte të tjera zona “minoriteti”, se kështu i donte qejfi shovinizmit grekokaragjoz, i cili ka vënë edhe një tellall të regjur, si puna e Vangjel Dules, i cili çirret në të gjitha udhëkryqet se Himara na qenka zonë “minoriteti”.

Albert Zholi shkruan në libër me shumë të drejtë se populli grek i priti shumë mirë emigrantët e parë. Por kufijtë i hapi klasa politike greke në pushtet, nuk i hapi populli grek që s’e pyeti kush. Se po të pyetej edhe populli grek, atëherë mund të lindte edhe ndonjë rezervë nga ana e tij: mirë që do të hapen kufijtë, por kush na siguron se midis emigrantëve nuk do të sulen drejt Greqisë edhe elementë nga radhët e vulgut shqiptar, si dembelë, hajdutë, hileqarë, imoralë, ish-të burgosur ordinerë, kriminelë, mashtrues, parazitë, vrasës etj.? Gjithë këta përfaqësues të fundërrinave të shoqërisë shqiptare, siç rrëfen me shumë objektivitet Albert Zholi, do të hapnin shumë probleme në radhët e emigrantëve korrektë, të ndershëm shqiptarë, të cilëve do t’ua nxinin faqen para opinionit publik grek.

Duhet thënë se Athina zyrtare, në këndvështrimin tim, i shqeu kufijtë me Shqipërinë për dy arsye.

Së pari, Greqia, tradicionalisht, ka qenë e përkëdhelura e Evropës, e cila e ka mbajtur gjithmonë me pekule. Përveç kësaj, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, në Greqi kanë qenë të instaluara dy baza të fuqishme ushtarake amerikane, për çka ajo shpërblehej çdo vit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një shumë prej 2 miliardë e 100 milionë dollarë. Këto ishin të ardhura kolosale që futeshin qyl në bankën e shtetit grek. Turizmi ishte, gjithashtu, një burim të ardhurash kolosale. Veç kësaj, siç doli nga kriza e fundit që Greqia përjetoi dhe vazhdon ta përjetojë ende, Athina zyrtare, gjatë disa dhjetëvjeçarëve, e ka mashtruar rregullisht Bashkimin Evropian për gjendjen e vet finaciare, duke zhvatur prej tij male të tëra me kredi. Kjo bëri që shoqëria greke të aristokratizohej në kulm dhe erdhi një ditë që ajo, e tejvelur tashmë, sipas klasës politike greke, nuk kishte qejf të merrej më me punë të rëndomta, dosido, të cilat vendosi t’ua linte në kurriz emigrantëve që do të dyndeshin drejt saj pas shembjes së sistemit komunist në vendet fqinje. Dhe përparësi për t’u dyndur drejt Greqisë do t’u jepeshin emigrantëve shqiptarë, si më të varfërit në mbarë kontinentin.

Së dyti, hapja e kufirit me Shqipërinë fshihte në vetvete, çka është më kryesorja, një prapavijë tepër të djallëzuar: emigrantët shqiptarë Athina do t’i shfrytëzonte si peng për të zhvatur nga Tirana sa më shumë lëshime politike. Këtë fakt, dikur, para vitit 1990, e ka pranuar në një mënyrë konfidenciale vetë Papuliasi, kur ishte ministër i punëve të jashtme. Dhe mbarë shqiptarët janë dëshmitarë se deri tani Greqia i ka zhvatur Shqipërisë lëshime politike skandaloze, të cilat nuk mund të komentohen ndryshe, përveçse si tradhti kombëtare nga ana e klasës politike të Tiranës, ndërkohë që kjo e fundit nuk i ka zhvatur Athinës kurrfarë lëshimi.

Në këto pazare të pista mes Athinës e Tiranës, më të humbur kanë dalë emigrantët shqiptarë, ndaj të cilëve shteti grek ka mbajtur një qëndrim shovinist dhe racist të kulluar. Këtu po majtohem vetëm me dy fakte:

“Ne emigrantët shqiptarë kemi qenë në 20 vjet viktima politike e çdo qeverie greke, ne emigrantët shqiptarë jemi përdorur nga qeveritë greke si viktima të presioneve politike të qeverive greke ndaj Shqipërisë. Prandaj edhe pse që nga viti 2001, në Ligjin e emigracionit 2910/2001 parashikohej që çdo emigrant që plotëson 10 vjet qëndrimi pune në Greqi, fiton shtetësinë greke, deri më sot, më 2011, asnjë emigrant shqiptar nuk e ka fituar shtetësinë greke. Kjo është provësia e përdorimit të emigrantëve ekonomikë shqiptarë si mjet presioni politik të qeverive greke ndaj Shqipërisë” (Citohet sipas: Jakup B. Gjoça.“Përse ne – të tjerët emigrantë – nuk jemi të njëjtë me 300 emigrantët e grevës së urisë”. Marrë nga faqja e internetit. 28 shkurt 2011).

“Populli dhe qeveria greke i pritën fillimisht krahëhapur emigrantët, por brenda një kohe të shkurtër Athina zyrtare tregoi prirjen që praninë e emigrantëve të paligjshëm ta shfrytëzonte si një mjet presioni për realizimin e pretendimeve që lidheshin me minoritetin grek që jetonte në Shqipëri dhe që pjesa më aktive e tij, në masë të madhe, kishte emigruar gjithashtu në Greqi”. (Citohet sipas: Robert Goro. “Ditari i krizave”. Shënime mbi marrëdhëniet greko-shqiptare në vitet 1993-1996”. Botimet“Toena”. Marrë nga faqja e internetit “Athinë – Tiranë. Ditari i krizave”. Shtator 2012).

Skenat që Albert Zholi përshkruan për fatkeqësitë e shumë emigrantëve, madje të fëmijëve të vegjël, të trafikuar nga mafia shqiptare, janë me të vërtetë tronditëse: fëmijë të moshës së njomë, 10-12-vjeç, viktima të trafikut të mafies shqiptare, në bashkëpunim me mafiem greke, që enden nëpër mjediset e Athinës, duke lypur rrugëve, trotuareve, para semaforëve e gjithandej, vajza bukuroshe, të mashtruara prej njerëzish të hurit dhe të litarit që kanë përfunduar ose në prostituta, si puna e një bukurosheje me hire të magjishme që e quanin Karmen, ose të dëshpëruara deri në shpirtplagosje, si puna e Matildës, të cilat marrin rrugën e kthimit për në atdhe, pa kurrfarë shprese vetëngushëllimi, ta lëndojnë shpirtin thellë. Albert Zholi, me humanizmin e admirueshëm që e karakterizon, ka hyrë mjeshtërisht në psikologjinë e shumë emigrantëve fatgremisur që enden në dhe të huaj për të siguruar kafshatën e shkretë. Por ajo që lexuesit i lë një përshtypje të pashlyeshme në kujtesë, është fakti që Albert Zholi, me shqetësimin e një gazetari të ndershëm shqiptar, ngre zërin e tij të fuqishëm për shpërfilljen skandaloze të klasës politike shqiptare ndaj emigrantëve në Greqi. Kjo shpërfillje është e papërfytyrueshme, por, fatkeqësisht, ka qenë dhe vazhdon të mbetet një realitet i dhimbshëm që nuk ka të krahasuar me asnjë vend tjetër. Ajo i ka pas zëmëruar keq emigrantët e gjorë me klasën politike të Tiranës dhe i ka ftohur me atdheun amë.

Më ka bërë përshtypje të thellë parathënia e bukur e Mihallaq Qillerit në këtë libër. Ai shkruan për vendin tonë fatkeq:

“Edhe ashtu i paktë siç ka qenë, me pjesë të tëra territori e popullsie të ndarë nga trungu, kur priste t’i rritej shtati, duke u bashkuar me Kosovën martire, ky dhe u mpak nga njerëzit që po i iknin, shumica pa kthim”.

Shprehja “po i iknin, shumica pa kthim” më la një vrragë të thellë në shpirt. Është një e vërtetë tragjike që e pohon një krijues i talentuar në lëmin e letrave shqipe. Dhe ky është fakt. Shpërfillja e klasës politike ndaj emigrantëve në Greqi, shoqërohet me pasoja të pariparueshme për Republikën e Shqipërisë: ata emigrantë që nuk kanë arritur ta gjejnë dot veten në realitetin grek, nuk shikojnë asnjë perspektivë për t’u kthyer në atdhe, prandaj detyrohen të emigrojnë në vende perëndimore, deri edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më kujtohet një bisedë telefonike që pata para ca ditësh me njërin prej tyre: dikur, në periudhën e diktaturës komuniste, ai ka qenë përkthyes në Redaksinë e Botimeve në Gjuhë të Huaja në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”, ku punoja edhe unë asokohe. Në vitin 1992 ai emigroi në Greqi familjarisht. Por pas disa vjetësh, pasi nuk u ngul dot atje, emigroi drejt Perëndimit dhe tani jeton në Boston, ku është rregulluar shumë mirë familjarisht. Kur e pyeta nëse mendon të rikthehet në Shqipëri, më tha: as që bëhet fjalë.

Por midis emigrantëve tanë në Greqi, siç thekson autori i këtij libri, ka shumë nga ata që punët u kanë shkuar mirë, janë sistemuar për bukuri, kanë hapur bizneset e tyre, kanë blerë shtëpi, kanë depozita të majme bankare. Pra, rrojnë për bukuri, meqenëse kanë hyrë mirë në indin e shoqërisë greke. Por, me kalimin e kohës, duke mos parë kurrfarë interesimi nga ana e Tiranës zyrtare, domosdo që këta emigrantë do të vijnë duke u“arvanitizuar”, duke e harruar gjuhën shqipe dhe duke shkëputur edhe çdo lidhje me atdheun e tyre të dikurshëm. Kjo është fatkeqësi e rëndë kombëtare që e ka burimin te faji i rëndë, mëkatar, i pafalshëm i Tiranës zyrtare në qëndrimin ndaj emigrantëve. Në qoftë se Tirana zyrtare do të kishte qenë e vendosur në raport me emigrantët dhe në tërësi në marrëdhëniet e saj me Greqinë, me siguri që ngjarjet do të kishin rrjedhur ndryshe: ligji paradoksal i luftës do të ishte shfuqizuar, emigrantët do ta ndienin ngrohtësinë e shtetit amë, Çështja Çame do të kishte hyrë në rrugën e zgjidhjes. Por Tirana zyrtare zgjodhi rrugën e servilizmit të pështirë dhe të lëshimeve të vazhdueshme politike në raportet e saj me Greqinë, lëshime këto që bien era thjesht tradhti kombëtare, prandaj edhe Athina zyrtare nuk ushqen kurrfarë respekti ndaj saj, duke e shtrirë këtë mungesë respekti edhe ndaj çdo qytetari shqiptar, përfshirë këtu edhe emigrantët. Shfaqjen më skandaloze të mungesës së respektit ndaj Tiranës zyrtare, e manifestoi açik ministri i jashtëm grek Venizellos, i cili, gjatë vizitës së tij në Tiranë më 14 tetor 2013, në konferencën e shtypit deklaroi pa iu dridhur qerpiku: nuk e njoh Çështjen Çame!

Libri i Albert Zholit është një kontribut mjaft i shquar në publicistikën shqiptare për faktin se në të hidhet dritë mbi një ngjarje epokale në historinë e Republikës së Shqipërisë në periudhën e një kthese dramatike pas shembjes së diktaturës komuniste.

Botimin e këtij libri duhej ta kishte sponsorizuar shteti shqiptar, për të lënë vulën e vet në zbulimin që Albert Zholi u bën shkaqeve që nxitën atë zhvendosje mitike të një përqindjeje të konsiderueshme të popullsisë shqiptare drejt vendeve të huaja e sidomos drejt Greqisë. Por shteti s’mund ta bënte një sponsorizim të tillë se atij nuk i ka interesuar kurrë fati i qindra mijëra emigrantëve që e braktisën atdheun me lot e me vaj dëshpërimi në buzë, shumica prej tyre përgjithmonë, siç thotë shkrimtari dhe dramaturgu i nderuar Mihallaq Qilleri.

Më bën përshtypje figura e gazetarit, e publicistit dhe e shkrimtarit të talentuar Albert Zholi. I admirueshëm në heshtjen e tij, punon pa zhurmë e pa bujë, nuk rreket të dalë nëpër ekrane televizionesh dhe të rrahë gjoksin për punën që bën. Por, çuditërisht, asnjë moderator kanalesh televizive s’e ka ftuar një herë dhe ta intervistojë për atë punë aq të mundimshme që ka përballuar dhe vazhdon të parballojë në botën e gazetarisë dhe të publicistikës. Përkundrazi, moderatorët ftojnë nëpër studiot e televizioneve vetëm ca “gjithologë” të çngjyrosur që janë “specialistë” për gjithçka, që u kanë mbirë në sy teleshikuesve dhe që janë bërë për ta si puna e gjellës së thartuar.

Santa Barbara, Kaliforni

10 dhjetor 2014


***

Alber Zholi, Maratonomaku i letërsisë

Nga Prof. Ago Nezha, "Mjeshtër i Madh"

Albert Zholi, heshtazi pa bubullima e vetëtima siç lëshojnë disa krijues të ditëve të sotme të demokracisë, ka shkruar jo pak, por plot 21 libra, duke fi lluar nga monogra fi të, tregimet, publicistikë, intervista, romane e deri te eset. Ai ka ditur të trokasë në të gjitha portat e krijimtarisë me një “tufë çelësash” në dorë dhe ka gjetur çelësin e duhur për të hapur portën e letërsisë. Është përkundur në kolovajsen e krijimtarisë, mund ti jenë marrë mentë, por s’ka rënë kurrë në tokë sepse është “ një pehlivan “ i stërvitur që di të eci nëpër telat e letërsisë. Berti, megjithëse relativisht i ri, ka luajtur në të gjitha rolet në skuadrën e krijuesve. Herë e kemi parë si “sulmues” e herë si “mbrojtës,” lojtar që i përshtatet çdo roli ku e vendos “trajneri”. Në vitet e krijimtarisë së tij, i ka hapur portat e letërsisë ku gjeografia e shkrimeve është e larmishme e plot kolor. Krijimtaria e Bertit është shumë e gjerë dhe e larmishme. Ndër më të dashuruarat me lexuesin janë librat me tregime: “Ikja e Madhe”, “Ëndrrat e Mërgimit”, “Vite Emigracioni”, “Vajza Misterioze”, “Hiret e një Gruaje Bjonde”, etj. Vazhdon me romanin “Kush e vrau Dashurinë”, dhe monogra fi të “Luftar Paja”, “Kiço Mustaqi”, “Kujtim Gjonaj dhe Magjia e Filmit”, “Reshat Arbana” etj. Me penën e tij, e shohim të shëtisë në labirintet e letërsisë duke ju ngjitur kodrave e maleve, të futet monopateve të letërsisë e të zbresë fushave pa ju marrë fryma e pa ju dridhur qerpiku. Ai qëndron në kreshtat e letërsisë si një kalorës fisnik duke qenë vetvetja, i natyrshëm. Nuk është i shtirur, e as grabitqar ndaj punës të tjerëve, siç ndodh rëndom në ditët e sotme të krijimtarisë pa identitet, në vitet e demokracisë. Penën e ka skalitur si shpatën dhe kalon nga njëra betejë në tjetrën, në fushën e luftës së letërsisë duke korrur suksese e fi tore të pabujshme. Mediokrit bëjnë zhurmë si daullja që shurdhon dynjanë, por brenda është bosh. Berti ka një kontribut të madh edhe në redaktimin e shumë librave të autorëve të ndryshëm në prozë dhe poezi.

Ka plot 126 libra të redaktuara dhe 2700 intervista të realizuara me kategori të ndryshme shoqërore duke fi lluar nga akademik, profesor, aktor, regjisor, këngëtar, kompozitor, balerinë e deri te ministra e kryeministra. Dhe intervistat e tija kanë qenë tepër të arrira duke shpalosur tërë jetën dhe veprimtarinë e personazheve të intervistuara. Ai, edhe pse kryen shumë volum pune, i bën punët me përgjegjësi dhe seriozitet. Ndaj ka qenë i suksesshëm, në tërë jetën e tij krijuese e drejtuese, të redaksive të ndryshme botuese. Lavdia e shkrimtarit qëndron te krijimtaria, e jo te dekoratat e stisura si dhurata miqsh. Berti, është njeri me ego e ambicie pozitive që punon pa u lodhur, duke rendur tërë ditën si maratonomak, si bleta lule më lule për të krijuar “mjaltin e shëndetshëm” për lexuesin. Lexuesi e pëlqen krijimtarinë e tij për koloritin, larmishmërinë, përmbajtjen jetësore bukurinë e shprehjes, ëmbëlsinë e fjalës. Duke qenë se adoleshencën e tij e ka kaluar në emigracion, në Greqi, ai është inspiruar nga jeta plot peripeci e të papritura të kurbetit dhe i ka përjetësuar ato përjetime nëpërmjet tregimit, sa realist aq edhe artistik.

Në horizontin letrar, Berti është shfaqur herë si shkrimtar e herë si gazetar. Ai ka drejtuar në cilësinë e kryeredaktorit edhe disa organe shtypi të përditshëm, ku do veçoja gazetën “Ndryshe“. gazetën “Labëria,“ “Emigranti Shqiptar“ revista “Bota femerore” etj, ku ka treguar aftësi, integritet dhe kompetencë profesionale. Është bashkëpunëtor në disa media të përditshme ku shpalos rubrika me karakter problemor dhe artistik. Prej disa vjetësh është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Albert Xholi kontribuon, jo vetëm si kryeredaktor i gazetës “Labëria”, por dhe si sekretar për shtypin. Për angazhimin e tij të papërtuar Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” e ka vlerësuar me titullin e lartë “Personalitet i Shquar i Labërisë”. Po kaq i motivuar ka qenë edhe në emisionet në radio e televizione të ndryshme me rubrikat e tija speciale për emigracionin, që ndiqen me kërshëri jo vetëm jashtë vendit por edhe në mjedise tona familjare. E gjithë kjo krijimtari intensive, ka rrjedhur sepse ka pasur edhe një mjedis familjar të qetë e plot kujdes nga bashkëshortja e tij Lindita, që di jo vetëm të përmbush detyrat familjare duke i lënë shumë kohë të lirë Bertit në dispozicion, por edhe ti qëndrojë afër në veprimtari të ndryshme shoqërore. Me qetësinë, fi snikërinë dhe impenjimin maksimal prindëror, ka plotësuar edhe zbrazësinë që është krijuar duke qenë Berti i larguar, që fëmijët e tyre si dy gonxhe, Anxhelina dhe Enri, të rriten të shëndetshëm jo vetëm fizikisht, por dhe shpirtërisht. Duke u ndarë nga transmetimi i përshtypjeve të mia për lexuesin, i uroj Bertit, që pranvera e krijimtarisë ta shoqëroj tërë jetën si një kalorës i krenarisë krijuese në maratonën e letërsisë të pamatshme.


****

Shënime për librin fantastik Reshat Arbana "Artist i Popullit" të Albert Z. Zholit

Prof.dr. Bardhosh Gaçe

Në historinë dhe në jetën e popujve ka pasur dhe do të vazhdojë të ketë faktorë të ndryshëm, të cilët i kanë kontribuar historisë, zhvillimit, kulturës dhe marrëdhënieve, që njerëzit krijojnë zakonisht me njëri tjetrin në rrugëtimin e zhvillimit. Në pjesët më të rëndësishme të zhvillimit shoqëror në të gjitha prerjet kohore një rol të rëndësishëm kanë luajtur individët e shoqërisë, të cilët me një korrektësi të pashmangshme mbartin dhe bëjnë vepruese cilësitë e kohës së tyre, por dhe zgjatimet nga ato vijnë, për të “ndërtuar” motive dhe për të ardhmen. Ndryshe historia njerëzore do të ishte pa të kaluar, pa motive dhe pa një taban mbështetës për të ardhmen.

Në kujtesën e njerëzimit vazhdojnë të kenë një vend të rëndësishëm reformatorët e mendimit, njerëzit e dijes dhe të kulturës, shkrimtarët, poetët, të cilët me kalimin e kohës, epokës së tyre i kanë dhënë emrin e tyre, imazhin e tyre, fytyrën e tyre, pra janë shndërruar në një lloj drite të fortë, e cila nuk mund të zbehet kurrë. Është kaq e vërtetë kjo, sa personaliteti i tyre është imponues dhe më jetëgjatë se ligji, për shkak se pjesa më e madhe e ligjeve në rrjedhën kohore të zhvillimit kanë ndryshuar, por nuk ka ndryshuar drita dhe forca e Dantes, drita dhe fuqia e Molierit, e Gëtes, e De Radës, e Naimit e A. Moisiut, e Tolstoit etj. Këto produkte kohore janë një imazh i krijuar përmes ligjeve progresive të shoqërisë së kohës, për t’u kthyer pastaj në një lloj metafore universal dhe komunikative e përhershme.

Për një raport të tillë të individit progresiv si produkt dhe imazh i kohës së tij mund të shkruash akoma më shumë, por në rastin konkret, ky mendim ka një specifikë të veçantë. Publicisti dhe shkrimtari i njohur, ndoshta nga më të dashurit për lexuesin shqiptar, i prirë pas imazhit dhe kulturës, Albert Z. Zholi i ka ofruar lexuesit shqiptar monografinë “Reshat Arbana” (Artist i Popullit). Komunikimi që ngjall emri i artistit të njohur Reshat Arbana nuk kërkon shumë mundim për të gjetur detaje dhe rrethana qoftë individuale, qoftë shoqërore, kohore apo të ndonjë natyre tjetër. Pjesa më e madhe shqiptarëve që kanë kaluar mesin e moshës janë rritur me imazhin tipik shqiptar që ka krijuar dhe tipizuar mimika, karakteri, shpirti dhe dimensioni aktorial i artistit Reshat Arbana.

Në gjithë këtë komunikim gati pesëdhjetë vjeçar të “Artistit të Popullit” Reshat Arbana, secili nga ne gjen diçka të rëndësishme nga jeta jonë, nga marrëdhëniet tona, të jetës familjare, të punës, të mjedisit dhe të psikologjisë. E them këtë, pa hyrë në detaje më specifike të librit, pasi personaliteti artistik i Arbanës është i papërsëritshëm, është e një plasticiteti në të cilin e ka gjetur veten çdo shqiptar. Duke qenë kompleks, për shkak të një talenti të spikatur, aktori Reshat Arbana ka sjellë në vëmendjen tonë koloritet, personazhe që mbartin peshën e historisë sonë të lavdishme dhe të vështirë, mjedisin punëtor dhe familjar, personazhin prototip që e ka penguar shoqërinë në zhvillimin e saj. Në një farë mënyre, përvoja aktoriale e Arbanës “qerthullon” një libër të madh të kinematografisë dhe aktorialitetit dhe teatrit shqiptar, të cilët i kanë afruar Shqipërisë imazhin e një kohe të kthesës më të madhe të historisë së saj ndër më të vështira, kur vendi kishte nevojë për kinema, për arsimim, për kulturë dhe dashuri njerëzore. Askush më mirë dhe më shumë se sa kinemaja nuk mund ta bënte këtë.

Monografia e shkrimtarit Albert Zholi kushtuar Artistit të Popullit Reshat Arbana përbën në këtëa spekt një kontribut të rëndësishëm jo vetëm për të sjellë në një libër të shkruar mjaft mirë të jetës, përvojës, kujtimeve dhe angazhimit të aktorit të njohur, por duke qenë i hapur, komunikues, integral, duke qenë personazh aktiv i dy kohëve emblematike shqiptare, libri ofron njohje, këshillime, mësime, interpretime dhe vëmendje.

Gjatë gjithë rrëfimit, kujtimeve, dhimbjeve, trishtimit dhe emocionalitetit, lexuesi prek shqisën e një aktori të madh, në të cilin pleksen koordinatat e njeriut të thjeshtë, njeriut të imazhit, përfaqësuesit emocional të shoqërisë, artistit e njeriut me shqetësimin e përditshëm të një shoqërie në zhvillim dhe progres.

Ndryshe kronikës së zakonshme apo të stilizuar, qoftë gazetareske apo shkrimore të ndonjë lloji tjetër, Albert Z.Zholi ka kuptuar mirë të gjendurit para artistit të madh, pasi koha, njerëzit, zhvillimi, konfliktet, ritmet e zhvillimit dhe ndryshimit, përmes dimensionit dhe ndjeshmërisë së artistit, vijnë nga një dimension tjetër sipëror. Kjo qasje reflekton në të gjithë monografinë, ku herë shfaqet artisti Arbana me një emocionalitet të veçantë dhe herë i është dashur autorit të lirit ta vendosë aty ku duhet ky emocionalitet dhe “xhevahir” tregimtar prej njërit nga aktorët mëepik të kinemasë dhe teatrit shqiptar.

Libri voluminoz “Reshat Arbana” (Artist i Popullit) është ndërtuar mjeshtërisht nga Albert Z. Zholi, për shkakun se ai i ka krijuar mundësinë artistit të jetë i gjerësuar, rrëfyes, i lirë dhe me një vertikalitet të dukshëm, ku rast pas rasti, ngjarje pas ngjarjeje, kohë pas kohe në jetën e artistit nuk mungojnë rastësitë, si njëri nga treguesit e rëndësishëm të njerëzve të këtij lloji. Autori i monografisë është në nivelin rrëfyes dhe të ndjeshmërisë së artistit të madh, pasi është jashtëzakonisht e vështirë për një monograf, sado i përvojshëm qoftë, të arrijë të përdorë mirë dhe ta bëjë kaq komunikativ gjithë atë që të jep në bisedën e tij një artist, në të cilin është pleksur rastësia me vullnetin për tu bërë aktor, është bërë bashkë jeta në rrjedhën e saj të vështirë dhe me befasitë e kohës dhe të fatit të vet, ku është pleksur ekuilibri që zakonisht është i vështirë dhe dramatik tek njerëzit e njohur dhe të mëdhenj në një kohë totalitare, ku është dashur të integrohesh në botën e artit duke ardhur nga një realitet tjetër i veprimtarisë, siç ka ardhur Arbana nga profesioni i mekanikut.

Përveçse monografia “Reshat Arbana – Artist i Popullit” është shkruar me një stil befasues, pasi autori ka një kulturë të mirë për kinematografinë në kuptimin e plotë të fjalës, është një libër në të cilin ka një informim të rëndësishëm në një dimension të gjerë social, kulturor dhe kohor. Jeta me plotë ulje e ngritje, rrugëtimi në kinematografi dhe në teatër e një artisti, i jep lexuesit kronikën e kohës, e informon atë për gjëra fondamentale, për psikologjinë e individit dhe të shoqërisë, për zhvillimin në kuptimin e plotë të saj. Pa dyshimin më të vogël, fati i individit në të shumtën e herës reflekton prerjet e zhvillimit të shoqërisë.

Reshat Arbana e ka pasur pasion aktorialitetin, një pasion që e ka marrë rrugën e tij në mënyrë të rastësishme, por të pandalshme, me ç’rast lexuesi arrin të kuptojë karakterin e tij njerëzor. I lindur në kulmin e zhvillimeve botërore (1940), në kohën e Luftës së Dytë Botërore, në periferi të Tiranës, në Arbanë, kujtesa e tij fëminore është një thesar emocionesh. Ai kujton me sytë e fëmijës qiellin me avionët e luftës, me pluhur e zhurmat e armëve, me trishtimin e të rriturve dhe pasigurinë që sjell lufta, me ankthin për të nesërmen, që tek fëmija nuk mund të harrohet lehtë. Ndërsa Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, qyteti më njerëzor në botë, më bujari dhe më mikpritësi, vjen në kujtesën dhe në dhimbjen e artistit si një vend i virgjër natyror, me gjelbërim, me bollëk, me shkurre e gjelbërim të shuëllojtë, por me njerëz të mirë, të cilët jetojnë në mirësinë e saj.

Por refleksionet mbi jetën e vështirë, veçmas pas çlirimit, ku gjithçka filloi të merret me tollona në dyqanet e qytetit, pastaj një moment delikat në familjen e tij, kur në ambasadën ruse është hedhur një bombë dhe Arbanës i kanë marrë në polici xhaxhain e tij Shaqir Arbana, përbëjnë detaje të veçanta të jetës së tij, që ai nuk harron t’i tregojë dhe pse kanë kaluar dekada, por trishtimi në shpirtin e artistit jeton më gjatë se momentet e gëzuara.

Një nga momentet më të bukura të jetës së Arbanës është një detaj nga fëmijëria e tij. Afër shtëpisë së tij luhet filmi i njohur “Debatik”, një film me një temë të njohur nga koha e pushtimit fashist të vendit. Sytë e fëmijës Arbana ndjekin gjithçka që ndodh në një shesh xhirimi të një filmi. Aty janë kamera, regjisori, dritat e skenave, aktorët, është aktori i madh Sulejman Pitarka, është Besim Lëvonja. Në kujtesën e Reshat Arbanës ky moment shfaqet si një idil fëminor dhe akoma ai shihet me sytë e fëmijërisë së tij.

Siç kam shënuar që në fillimin e këtyre shënimeve, për një monografi të cilën lexuesi e lexon në një kohë të shkurtër, pa iu shkëputur për asnjë moment, ky është një libër i shkruar mirë dhe mjeshtërisht, libri sjell një kontribut për një artist të njohur. Është një libër që mëson dhe tregon, këshillon dhe sjell përvojë. Rrugëtimi i Reshat Arbanës ka kaluar përmes përvojës dhe marrëdhënieve me njerëzit e dijes, kulturës dhe të artit. Në jetën e tij janë shfaqur dhe kanë ndihmuar rolet (çdo rol është si të kesh kaluar një shkollë të vërtetë), dramaturgët, profesorët e universitetit, skenaristët, regjisorët, kritikët dhe studiuesit e arteve dramatike dhe të teatrit, janë shfaqur njerëzit e thjeshtë, të cilët janë një auditor i madh dhe i pagabueshëm. Aktori i madh i reflekton të gjitha këto në rrëfimin autentik për Albert Z. Zholin.

Interesante janë refleksionet e Arbanës për rolin e parë kinematografik, në një filëm, në të cilin “raportohet” një temë e rëndësishme e kohës, ajo e dijes. Në filmin “Komisari i dritës” Reshat Arbana luan rolin e “këlyshit” të Dodës. Filmi ka një kontradiktë të mprehtë, e për këtë rolet kërkonin një përjetim të vërtetë dramatik. Më pas vijojnë rolet në “Familja e Peshkatarit”, ai i Pilo Shpiragut me motive nga romani “Lumi i Vdekur”, por i ndaluar çuditërisht nga sistemi totalitar. Roli i paharrueshëm, i cili do të vijojë të jetë gjatë në kujtesën e spektatorit shqiptar është ai i Sami Amenit në filmin “Fije që priten”, roli i babit në filmin “Dora e ngrohtë”, dhjetëra filma të tjerë, në të cilët ka një reflektim të zhvillimit shoqërorë të një vendi, i cili sapo ka dalë nga një periudhë e gjatë errësire.

Reshat Arbana nuk e e ka shuar kurrë refleksin dhe raportin shpirtëror me Kosovën, të cilën në të gjithë veprimtarinë e tij publike e ka konsideruar atë një kryedashuri shqiptare, jo vetëm për veten e tij, por të gjithë shqiptarëve. Këtë lidhje të fortë me historinë Arbana e ka skalitur dhe në rolet e shumtë kinematografikë, kryesisht në figurat historike të disa filmave shqiptarë.

Akoma brenda shpirtit brilant artisti të Reshat Arbanës reflekton drama e famshme e Brehtit “Arturo Ui”, në të cilën satirizohet dhe goditet me një madhështi artistike kulti i Hitlerit, figura etij groteske. Arbnana e kupton në një dimension sipëror dhe valorizues artin dramatik dhe kinematografik. Totalitarizmat e kanë kuptuar mirë këtë që nga koha e antikitetit, se arti dramatik emocionon dhe ka kontakte të drejtpërdrejta me njerëzit. Këtë refleksion ai e ka prekur jo pak dhe në Shqipëri, por gjithësisht Reshat Arbana është një person entuziast dhe vlerësues për rrugëtimin e kinemasë dhe teatrit shqiptar.

Autori Albert Zholi ka qëmtuar me kujdes dhe inteligjencë njërin nga fondamentet më të rëndësishme në jetën dhe perceptimin e njerëzve të dimensionit të Reshat Arbanës. Duke qenë bashkëkohës, bashkudhëtues, bashkëluftëtar dhe krijuesit e godinës së njohur të kinemasë dhe të teatrit shqiptar, në vlerësimin dhe nderimin e Arbanës vijnë profesori Kadri Roshi, njëri nga njerëzit më të rëndësishëm të kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Arbana kujton dhe admiron Sandër Prosin, regjisorët Pandi Stillo, Sokrat Miho, Andrea Malo, Andon Pano, Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, e më pas regjisorët e tjerë të teatrit si Esat Oktrova, Fatos Haxhiraj, Dhimitër Pecani, Andon Qesari, Drita Agolli, Milto Zoto etj.

Mendoj se rrëfimi dhe jetëshkrimi i Reshat Arbanës ka gjetur penën e mirë të Albert Z. Zholit për të na dhënë një libër brilant, i shkruar mjaft mirë, i strukturuar funksionalisht nëpërmjet të cilit del në dritë jo vetëm individualiteti artistik e njerëzor i aktorit të madh,por edhe zhvillimi i artit dramatik shqiptar.

Tiranë- Vlorë, tetor 2017


******************

Libri "Ikja e madhe" i Albert Z. Zholit

   Mihallaq Qilleri, shkrimtar

“Ikja e madhe”. Tani është bere me prekëshme. Jane  pikërisht këtom faqe  libri te autorit  Albert Zholi që na sjellin kaq afer, kaq përmbledhtaz, ate epope mërgimiqë përfshium gjithë tokat e Shqipërisë me fillimin e dekadës ’90. Fundshekulli xx e rudhi edhe njëherë Atdheun  tonë. Edhe ashtu I pakët sic ka qenë, me pjesë të tëra teritori e popullsie të ndarë nga trungu, kur priste t’I rritej  shtati duke u bashkuar me Kosovën martire, ky dhe u mpak nga njerëzit që po I iknin, shumica pa kthim.

Kjo lëvizje popullsie në drejtim të shteteve të perëndimit e kryesisht, drejt Greqisë, në fillim ngjau si gëzim pas ndrydhjes së gjatë nga shteti totalitar:pastaj, kuptimi I mërgimit e ktheu ikjen në tragjedi, ndërsa tani, gëzimi dhe tragjedia kanë tepërtuar  te njëra-tjetra fatalisht dhe përjetohen me ankth. Sepse të shumta kanë qenë humbjet, vdekje të ndryshme, por më shumë tragjike e të parakohëshme. Vdekje nga krimet, por edhe nga përpjekja  e stërmundimëshme për të arritur “tokën e premtuar”.Autori me një analizë të plotë të të gjitha shkaqeve që cuan këtë shkulje të rrënjëve shqiptare, na sjell pamje, episode e ngjarje  rrënqethëse, që shoqëruan dhe vazhdojnë  të shoqërojnë këtë emigracion të paparë në histori për përmasat, popullsinë e vendit , dhe kohën e  shkurtër.

Libri “Ikja  e madhe “është gjithashtu  një pasqyrë e historisë së marëdhënieve të vjetra e më të reja  midis Shqipërisë  dhe Greqisë, këtyre dy vendeve ballkanike  të cilat vërtetë  shumë ngjarje i kanë  bashkuar, por kanë mjaftuar  edhe pak syresh  që të inspirojnë  ndjnja armiqësore e skepticizmi. Vetë dyndja e emigrantëve drejt Greqisë krijoi përsëri  një klimë  të re, diku mirekuptimi, diku mopsbesimi, thotë autori  por ai ka shpresën se ashtu si shtrengatat e qindra shekujve nuk i shpune kurrë  këta banorë  të vjetër në luftë midis tyre , edhe kjo lëvizje  e re do të jetë  vetëm një urë miqësie. Autori nuk pretendon  të këtë përshkruar  gjithshka nga peripecitë  e shqiptarëve në rrugën e tyre drejt Greqisë e në Greqi. Duke jetuar e punuar në Athinë, A.Zholi rreh të tregojë  për jetën e “athinjotëve” shqiptarë, hallet problemet, rritjen e mirëqenies së tyre ekonomike, por edhe përndjekjet, përbuzjen dhe mungesën e arsimit  të fëmijëve të tyre  në gjuhën  amëtare . Ai nuk  harron  t’u drejtohet  edhe studjuesve arvanitas për  të hequr një paralele të qartë midis emigrantëve të kahherëshme shqiptare dhe tani në kohërat  moderne.

Të gjitha ngjarjet  në emigracion autori nuk I ka ndarë asnjëherë nga zhvillimet e fundit në Shqipëri. Duke e vendosur vehten  në krah të ndryshimeve demokratike, ai tregon zhgënjimin e madh që I pushtoi  emigrantët për politikën mediocre, amatoreske të qeverisë shqiptare  ndaj gjithë zhvillimeve  ekonomike  e shoqërore, por sidomos  për mospërfilljen  totale  ndaj emigrantëve. Shembja e të ashtëquajturve skemave piramidale,-nënvizon A.Zholi,-përbën shembjen përfundimtare të besimit të shqiptarëve emigrantë në qeverinë postkomuniste  të Berishës.

“Ikja e madhe” është një përpjekje serioze për të pasqyruar një nga dramat më të mëdha të popullsisë shqiptare dhe nga ky kundvështrim, ai është një kontribut  me vlerë në publicistikën e re shqiptare.

                                                                               

                                                                          Athinë, korrik 1997

****

Befasia e librit me tregime “Hiret e një gruaje bionde” i autorit Albert Zholi

Prof. Nasho Jorgaqi

Ditët e fundit ka dalë në riqarkullim, libri me tregime “Hiret e një gruaje bjonde”, me autor Albert Zholin. Autori është i njohur për librat e tij publicistikë, për analitikën e kujdesshme mbi problemet e emigracionit dhe për dy vëllime me tregime. Është eksperienca e gjatë në fushën e letrave që e kanë mbarsur autorin me ide të reja në lëvrimin e një stili të ri eksperimental duke sjellë një hop tejet cilësor në këtë vëllim me tregime. Që në titullin e tij, libri të thithë në hullinë e një misteri të përjetshëm njerëzor, me të cilën historia e letërsisë na ka mësuar ti skalisë nga Homeri e deri në ditët tona. Në gjashtë tregimet e këtij libri do të skaliten në mendjet tona llojet e dashurive nga ajo njerëzore, tek dashuria instiktive, interesi e deri tek dashuria e madhe që nuk njeh barriera dhe skaje, por mbin aty ku ka ndjenjë të sinqertë. Ajo është jokonvencionale, e papërlyer dhe shumë herë e fshehtë dhe dinjitoze. Nëpërmjet një narracioni të thjeshtë të personazheve, por mbi të gjitha një fantazie për tu patur zili ne mësojmë rrokapjekjet e njeriut për të gjetur vetveten, për të arritur pikën kulminante të fizicitetit dhe lumturisë fizike e cila asnjëherë nuk mund të planifikohet, e mbi të gjitha të nënshtrohet por gjithnjë mund të ëndërrohet dhe të zaptohet me forcën e shpirtit dhe duke luftuar edhe me gabimet dhe mosfatin.

Me një penë ngjyruese, autori na përshkruan situata dhe hamendësi që vijnë si rezulta t i një ekperience të mirëfilltë mendimi dhe njohje të psikologjisë njerëzore dhe të ligjshmërisë sociale dhe njerëzore ku jetojnë personazhet e skalitur nga pena e Zholit. Autori ka shpërthyer jashtë klisheve dhe vrarjendërgjegjeve të tepërta që të gjitha përthithen nga koha në mënyrë të cuditshme. Është koha me mësimet e saj që rrjedh me një shpejtësi marramendëse dhe që në vend të moralit krijon jetën dhe veprimet e personazheve , dhe në fund është vetë mësimi i kohës dhe i ndjenjës ai që jep shtysën për të gjetur zgjidhjen. Autori ka pikasur formën tragjike të realitetit njerëzor, gabimet dhe deformimet që natyra njerëzore ia shtyn përditmërisht njeriut të gjunjëzohet duke e bërë shpesh viktimë të fjalës, modernizmave, ekstravagancave e tolerancave të dëmshme për jetën e tij. Krejt në mënyrë të sinqertë ai ka skalitur në këto tregime përballjen e personazhit pozitiv me atë negativ duke sjellë një format të Shqipërisë së kohës pa moralizuar dhe mbi të gjitha pa stereotipe. Sepse ndodh cuditërisht kështu…

Ky libër sjell një mentalitet të ri tek lexuesi shqiptar. Ai pikëtakon njeriun ideal dhe rrethanën e ambientit, shoqërisë dhe pasojave të saj drejt një zgjidhjeje positive. E ndërsa autori na bën të imagjinojmë një pjesë të jetës së përditshme, ai në të njëjtën kohë arrin të na ofrojë oazin e lumturisë së njeriut, që është mirëqënia dhe dashuria njerëzore, një idil që ai e ka skalitur me përsosmëri.

Bjondet kanë sherruar botën dhe janë symbol i gruas tradhëtare. Ky mentalitet zotëron dhe në gjuhën frazeologjike shqiptare ku thuhet”bjonde vagabonde”. Ky fakt, tejet gjenetik duket se nuk përbën më një faktor në botën e tashme, ku misku kozmetik na konfuzon në natyralitetin femëror. E megjithatë është ky gen i lashtë, ky fatalitet i cilësuar bjond që na tërheq njëmendazi në librin e fundit të autorit Albert Zholi, Hiret e një gruaje bjonde. E ndërsa e lezojmë, përkundërshtohemi. Tregimi nga është perifrazuar ky titull është një mësim për burrat megallomanë dhe strikt, që e shohin femrën mbas një akuariumi paragjykimesh dhe mendësish, që i vendosin kufij dhe forma të cuditshme, pa njohur brendinë dhe rëndësinë e të qënit në radhë të parë njeri dhe më pas femër. Njeriu gjithnjë nxitet nga forma, e jashtmja e bukura, duke rënë kështu në rrjetën e djallit.

E ndërsa nga kjo piknisje titullohet një vëllim me tregime, gjithcka tjetër në këtë libër është një rrugëtim drejt të njohurës e të panjohurës njerëzore që është shpirti. Autori ka sjellë një mentalitet të ri në letërsinë shqipe, duke e pastruar rrëfimin e tij nga klishetë dhe nga manierat që shumë herë krijojnë persona falso. Ai ka ditur të skalisë figurën e femrës herë si një viktimë e mentalitet shqiptar, herë si një instrument interesi, herë si një të përdalë pa skrupuj e herë si një viktimë të modernizmit. Por, gjithnjë duke e përballur me dikë më të pjekur, autori ka arritur të gjejë zgjidhjen ideale, që është filli që përshkon gjithë rrëfimistikën e tij. Dashuria në të gjitha format e saj të bukura, të shëmtuara, te pamoralshme apo jashtëmartesore triumfon. Dhe kjo përbën një ideal sa të guximshëm dhe të vërtetë. Dashuria egziston dhe përbën një vlerë të pallogaritshme të librit dhe personazheve që përditë përplasen me monotoninë, shfrytëzimin, interesin dhe injorancën;të gjitha këto tipare që sjellin vdekjen e saj.

****

Vlerësim për librin “Sekretet e gazetarëve të RTSH-së” të shkrimtarit të talentuar Albert Zholi


Nga Gudar Beqiraj

Kryetar i Akademisë së Shkencave


Eshtë kënaqësi për mua të marr fjalën i pari dhe të drejtoj promovimin e libirt “Sekretet e gazetarëve të RTSH-së” të shkrimtarit dhe të publicistit të mirënjohur Albert Zholi. Në radhë të parë dua të vë në dukje se Zholi është një mik i afërt i Akademisë dhe Akademikëve, pasi ai është në çdo aktivitet tonin dhe ndoshta nuk gaboj të them se ai është ndoshta i vetmi gazetar që ka intervistuar të gjithë akademikët. Isha i pari që më ra në dorë libri publicistiko-letrar “Sekretet e gazetarëve të RTSH-së”, i Zholit, pasi ai trokiti në derën e Akademisë si në shtëpinë e tij dhe më dhuroi këtë libër interesant. E them interesant pasi, sapo pashë lëndën e librit, vërejta shumë personalitete të gazetarisë shqiptare të përmbledhur në të. Njëherazi dua të them se pjesa dërmmuese e këtyre peresonazheve të spikatur në shoqërinë shqiptare, të cilët janë në këtë libër janë miqtë e mi. Për këtë arsye dëshira për ta lexuar dhe promovuar këtë libër u dyfishua. Këto ishin arsyet që Akademia e Shkencave mori përsipër këtë oragnizim modest, për një libër interesant. Kur fillova të lexoj këtë libër, qysh në faqet e para pashë me sinqeritet se nuk ishte një libër i lehtë, një libër që do të humbje kohë po ta lexoje. Qysh në faqet e para pashë një historik të shkurtër të lindjes së Radios së parë në botë në Shba në 15 qershor, telezionit të parë në Botë në 1936 në Lojrat Olimpike të Gjermanisë, lindjes së radios së parë shqiptare më 28 nëntor 1938, të Televizionit të parë shqiptar më 29 Prill 1060. Pra në këtë libër modest janë përfshirë ngjarjet më të shënuara, më historike të medias fonike dhe vizive  të asaj botërore por edhe shqiptare. Në këtë libër të thjeshtë por të bukur janë përfshirë gjithsej 16 personazhe të radios dhe të televizionit shqiptar ku do të veçoja dy personazhe:


Së pari Vitori Xhaçkën ( e cila nuk jeton dhe ky moment le të jetë dhe një homazh për të ) e cila ka qenë femra e parë shqiptare spikere në radion e parë shqiptare më 28 Nëntor 1938 dhe Stoli Beli e cila ka qenë prezantuesja e parë e televizionit shqiptar më 29 Prill 1960. Këto dy figura, janë, dy figura qëndore të cilat kanë spikatur me talentin e tyre në dy pikat kulmore të radios dhe televizionit të parë shqiptar. Përpos tyre nuk mund të lihej jashtë vëmendjes së Albert Zholit dhe një nga gazetarët më të talentuar të RTSH-së, Alfons Gurashi i cili nuk jeton më dhe këto rreshta njëkohësisht le të jenë homazh dhe për të. Alfons Gurashi jo vetëm si gazetar, por edhe si folës, apo fotograf ka qenë dhe mbetet shëmbëlltyrë për gazetarinë shqiptare, për zellin, zërin, korrektesën, përgjegjshmërinë që sot mund të themi se nuk egziston tek të gjithë gazetarët. Por përveç këtyre figurave ka dhe shumë të tjerë që sot janë ende në dyert e RTSH-së, si Liliana Meçani, Bajaram Hoxha, Esat Teliti, etj..por dhe ata që tashmë janë larguar për arsye të moshës si ish-folësi dhe regjsori I talentuar Kujtim Meçaj, gazetari dhe skenaristi Petro Lati, Elisabeta Kamberi etj…


Në këtë libër ka dhe shumë figura të shquara të medias vizive dhe asaj fonike shqiptare, që unë si vura në dukje, por që në libër të gjithë do ti lexojnë plot dëshirë. Them plot dëshirë, për vet faktin se libri është shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe të bukur, i ndërtuar mirë artsikisht, i kujdeshëm estetikisht, dhe me një mesazh të qartë. Pra në këtëo tre themele dhe shtylla të ndërtimit të një vepre Alberti është munduar të ketë një harmoni. Ai nuk kalon në eufori të ndikojë tek lexuesi me anë të thënieve të sforcuara, por e ka lidhur librin në mënyrë organike, ku personazhet edhe nga ana e moshës, rëndësisë, kanë një vend të caktuar, gjallojnë, frymojnë me përgjgijet dhe ngjarjet pa hiperbolizime abstarkte. Libri nga fillimi në fund ka një ecje elegante, është si një pasqyrë, plot më figura letrare por dhe me një korrektesë historike. Në datat, vitet, Zholi është treguar rigoroz, duke e lënë mënjanë letërsinë dhe duke hyrë në histori. Këtu është e veçanta e këtij libri në dukje i zakonshëm. Pra, tek ndërthurja e historisë me letërsinë ndaj dhe ky libër mund të quhet historiko-letrar, ose, publicistiko-letrar. Pyetjet e drejtuara nga autori personazheve,, janë të mirëmenduara, profesionale dhe deri diku tendecioze për të nxjerrë në pah ato “sekrete” që i interesojnë autorit, apo për të përcjellë atë çka dëshiron ai në këtë libër. Mendimi i  përfundimtar është se në këtë vëllim të dytë tek “Sekretet e gazetarëve të RTSH-së”, autori ka bërë një përpjekje serioze për të qenë në nivelet e publcistikës dhe letërsisë kohore. Ky libër është një minihistori e RTSH, ku brezat në vazhdim do të lexojnë diçka sado të vogël për të shkruar në në të ardhmen historinë e madhe dhe të plotë të RTSH. I uroj Albertit suksese dhe të promovojë në të ardhmen libra të tillë modest në diskutim por të bukur në përmbatje, që hijeshojnë botimet e tij dhe të autorëve të suksesshëm.

******

Albert Zholi, një emër i përveçëm  i publicistikës shqiptare, por edhe shkrimtar i njohur, botues, redaktor, intervistues...

Nga: Ahmet Qeriqi- Drejtor i "Radio Kosova e Lirë"

Albert Zholi është një emër i njohur jo vetëm i publicistikës shqiptare, por  në të njëjtën kohë është edhe shkrimtar, botues, redaktor, intervistues, që për mendim tim zë vendin e parë për intervista të realizuara e të publikuara,   jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë. Alberti është edhe veprimtar i njohur i çështjes

shqiptare dhe ndërlidhës i kulturës arvanitase me atë shqiptare, njohës i greqishtes nga e cila edhe përkthen, lëvrues profesionist edhe në shumë lëmenj të kulturës, gjuhës dhe aktualitetit shqiptar, në Shqipëri, trojet shqiptare e mërgatë, por edhe më gjerë. Me veprimtarinë e tij të deritanishme ka begatuar në nivel shumë

meritor publicistikën  dhe kulturën shqiptare përgjithësisht. I shkolluar dhe i arsimuar në nivel meritor, personalitet me dije, njohuri dhe  imagjinatë kreative, njohës i shkëlqyer i gjuhës dhe i komunikimit me të gjitha nivelet e lexuesve, tani për tani, Albert Zholi,  ka arritur  në majat e krijimtarisë në nivelin kombëtar, jo

vetëm nga shumësia, prodhimi fenomenal i lëndës shkrimore, por edhe nga pasqyrimi i tij i drejtë i realitetit objektiv, që mbretëron në Shqipëri dhe ndër shqiptarë përgjithësisht. Puna e tij sistematike, rrekja me një gamë të gjerë problemesh të sferave të ndryshme krijuese e interpretuese,  na përkujtojnë

rilindësit tanë, të cilët, në kushte dhe rrethana të njohura historike, nuk kursyen asgjë nga vetvetja e tyre për ta begatuar kulturën, gjuhën, arsimin e emancipimin, që kishte munguar ndër shekuj. E veçanta e krijimtarisë së përgjithshme të Albert Zholit, është origjinaliteti, pasqyrimi objektiv i realitetit, qasja me kompetencë ndaj problemeve të ndryshme, njohja meritore e shumë lëmenjve të kulturës në përgjithësi,  në veçanti të asaj kombëtare, qasja shumë serioze ndaj problemeve të shumta që i merr në shqyrtim, paanshmëria në trajtimin e së kaluarës, kritika me vend, e faktuar, e argumentuar, profesionalizmi në trajtimin e çdo situate, për të cilën shkruan,

njohja e shkëlqyer e lëmenjve të shumtë interdisiplinarë e cila hetohet sidomos në intervistat e tij, në gamën më të gjerë të mundshme të problematikave shoqërore, shkencore, historike, filozofike, etike e çka jo. Alber Zholi  me veprën e tij voluminoze të botuar dhe në dorëshkrim, është padyshim  në mesin e prodhuesve më të shquar dhe më të begatë në publicistikën dhe letërsinë e sotme shqiptare përgjithësisht, letërsi kjo  e cila është ballafaquar dhe po ballafaqohet me probleme ndër më

të ndryshmet, ndër më të koklaviturat, ndër më të shkapërderdhurat e më të pakufishmet...Duke qenë se ka më shumë se 15 vjet që komunikojmë dhe shkëmbejnë

informacione mes veti, duke qenë njëri ndër bashkëpunëtorët më të përkushtuar edhe të Radios-Kosova e Lirë, si dhe  dhjetëra medieve e portaleve, Alberti zë vendin e parë me ribotimin e intervistave por edhe zhanreve të tjera krijuese. Është në mesin e autorëve më të pëlqyer  dhe më të lexuar të faqes së Radios Kosova e Lirë, në

internet. Kur  i shtron vetes për detyrë të shkruash për një krijues të përmasave sikur është Albert Zholi, pa dyshim se nuk mund të jesh i kursyer  në lëvdata, jo për ta ngritur e lartësuar, sepse ai, vetë  e ka bërë punën për të qenë i tillë, por për faktin se  nuk di çka të shqyrtosh  më parë, të paktën unë me pretendimet e mia nuk arrij që me pak fjalë ta rrumbullakësoj një krijues interdisiplinar të nivelit të tij, meqë ai shtrihet gjerë e gjatë në botën e tij krijuese, në veprat e shumta të botuara, të temat e ndryshme, të cilat i ka trajtuar dhe i trajton me profesionalizëm, objektivitet, seriozitet, emancipim, origjinalitet dhe përkushtim. Në një rast si ky, në një analizë kalimthi si kjo për tërë krijimtarinë e tij  të pandalshme, të pandërprerë ditë as natë, të vëllimshme por  edhe profesioniste, duhet edhe përgjegjësi e caktuar,

për trajtim metodologjik, pasi opusi krijues i deritanishëm i Albert Zholit është jo si një det i thellë ku edhe mund të lundrohet pa ndonjë frikë, por është si një oqean, në të cilin duhet të lundrosh me shumë seriozitet e maturi. Pretendoj se e njoh dhe arrij ta manifestoj  një nivel të diskursit krijues, meqë me analiza të tilla letrare, por edhe më gjerë në lëmenj të shumtë, merrem më shumë se dyzet vjet. Shkrimi dhe studimi për krijimtarinë e Albert Zholit meriton përkushtim, meriton fjalët më të

mira, sepse krijimtaria e tij në radhë të parë komunikon me lexuesin, e mëson dhe e përparon dijen e tij, e pajis me njohuri të reja, është e afërt me të, e sinqertë, e lehtë për ta kuptuar, por e thellë në trajtimin serioz të problematikës të cilën ai e merr në shqyrtim. Albert Zholi është ndër publicistët e krijuesit  më trima që i kanë

sot Letrat Shqipe, përgjithësisht. Qasja e tij serioze, por edhe e moderuar  ndaj problemeve të caktuara të së kaluarës,  sidomos në fushën e krijimtarisë së kohës së sistemit socialist në Shqipëri, nuk bëhet me qëllim të diskreditimit të saj,  vetëm sepse ishte socialiste, në një masë edhe komuniste, por as të  lavdërimit dhe

ekzagjerimit për tej meritave. Thjesht është një qasje e ekuilibruar, shumë e vëmendshme, me një metodologji të avancuar, duke pasur për

bazë kohën, të cilën duhet vlerësuar e kritikuar, në raport me rrethanat ekzistuese në Shqipëri e më gjerë dhe jo kandarin e sotëm, ashtu sikur do të na vlerësojnë,  një ditë kur nuk do të jemi më,  me kandarin e kohës së ardhshme. Albert Zholi i përmbahet fort mirë maksimës së shkrimtarit  të madh hungarez,  Moric Zhigmund, i cili shkruan: Jeta e njeriut kalon  si treni i shpejtë që nuk ndalon në asnjë stacion dhe kurrë nuk kthehet prapa, andaj duhet ta bëjmë zap atë dhe nuk duhet të lejojnë që

rrugëtimi i tillë të shkojë kot. Albertit i dëshiroj shëndet, shumë suksese  të tjera në krijimtari dhe sa më shumë botime të reja të veprave të tij autoriale, sepse niveli

me të cilin ai shkruan dhe komunikon me lexuesin është afirmativ, i begatë, i dobishëm dhe mbi të gjitha i nevojshëm për publikun lexues.

***


“Dashuri pa kushte” libri me tregime i Albert Zholit ku gjen flirtin me shpirtin

Prof. Dr. Ago Nezha

Libri me tregime “Dashuri pa kushte” duket si një pelegrinazh në shenjtërinë e dashurisë, si ndija më e bukur dhe më e thellë e njerëzimit. Një inkursion në shpirtin e dlirë të njeriut dhe fatit njerëzor. Ka aty ndjesi të holla nga natyra, nga sensualiteti human, gjen problemet e përditshme të njeriut dhe dhimbjes njerëzore. Gjen shpirtin e shqiptarit, mëkatin dhe lumturinë, dhimbjen dhe ndëshkimin por dhe Edenin e famshëm të lumturisë. Në tregimet e Albert Zholit gjen të përditshmen dhe të jashtëzakonshmen, gjen flirtin me shpirtin në të gjitha skajet e dhimbjes dhe kënaqësisë. Është kaq i thjeshtë sa duket sikur vetë jeta të paraqitet para sysh por me një shpirt të kulluar dhe me një penë Çehoviane që duket se godet lart dhe larg.Ndije që paraqiten kaq të natyrshme sa duket sikur në çastin që i lexon po e përjeton para syve. Peizazhi, njeriu, psikologjia dhe fati ngërthehen me njëra tjetrën në mënyrë të vrullshme dhe me një penë kaq të kulluar dhe të vërtetë sa duket sikur lexon histori biblike. Autori e njeh mirë psikologjinë e shqiptarit dhe na e paraqet atë në të gjitha dimensionet. Herë në hall braktisjeje, herë në një martesë të dështuar, herë në një ikje dashurie, herë në një flirt me vetveten. Pena dhe gjuha e përdorur ka një lakonizëm poetik. Është shpirti i shkrimtarit që flet. Është detaji që ngrihet në madhështi. Aq thjesht, aq bukur me një melodi gati gati makabre që ulurit nga dhimbja. Autori e ngërthen vëmendjen brenda dhe jashtë Shqipërisë duke sjellë fate njerëzish, antagonizma kulturash dhe mentalitetesh, histori të përditshme që duket sikur himnizohen nga gjuha dhe stili që ai përdor në ngritjen e personazhit. Duket sikur autori ka një bagazh njohjesh njerëzore që i rrjedhin nga eksperiencat e veta të jetës. Ka takuar shumë njerëz, ka dëgjuar shumë dhe me atë profesionalizmin e vet e ka shkrirë punën e gazetarit me atë të shkrimtarit. Ai e njeh mirë terrenin ku lëvron. Është i thukët në gjuhë, herë-herë i qëndisur në një gjuhë rruge që e bën personazhin më të vërtetë dhe më real. Ka shumë kulturë dhe në historitë që ai tregon drama njerëzore duket se rrugëton bashkë me figurën artistike. Natyra me personazhin, shpirti me dhimbjen dhe lumturinë, braktisja dhe e shkuara dashurore, dashuria për atdheun, lëmimi material, dominojnë tregimet e tij. Personazhet e tij vuajnë për dashuri, mospërputhje ndjesish, largime interesash, dashuri të pastra që lindin mes të rinjve. Autori duket se e qëndis të vërtetën shqiptare. Ka një filigram ari që qëndis frymëzimin e tij aq të dëlirë, aq të pastër dhe aq magjik. Temat janë të thjeshta dhe të marra nga jeta e përditshme dhe nga fatet njerëzore që përjetohen aq shpesh ndër njerëz. Psikologjia e shqiptarit dhe fati i tij njerëzor përbëjnë dramat që autori ka hedhur në letër. Frymëzimi i tij duket si një anije me vela që lundron mbi detin e bukur jonian, si zajet e bardhë të Vjosës që shkëlqejnë nën rrezet e diellit dhe si bjeshkët e veriut që uturijnë ndër gërxhe britmën njerëzore të dhimbjes. Talenti i tij është origjinal, me spazma poetike dhe aq të detajuara, sa duket si një pikturë rembrandiane që të ngjall kënaqësi estetike dhe katarsis shpirtëror. Rrëfimi është shumë origjinal sa duket si një bisedë njerëzore ku dikush po të tregon historinë e tij të jetës. Ka një gjuhë të thjeshtë, me kulturë dhe që ta sjell shpirtin para syve. Albert Zholi është shumë origjinal në tregimet e tij. Ka vërtetësi dhe një shpirt kaq të ndjeshëm që të rrëmben në kullotën e tij të njomë ku livadhisin perënditë e krijimit.Në kohërat e sotme ka shumë shkrimtarë shqiptarë që shkruajnë prozë. Format e tyre të rrëfimit ngërthehen herë pas herë në qerfullin e prozës poetike, apo konceptimit të vështirë. Albert Zholi vjen me një dëlirësi dhe madhështi vërtet të respektueshme. Lexohet me endje dhe ka mesazh. Rrjedh bukur dhe lexohet me një frymë. Ai ka një krijimtari të gjatë dhe shumë të vlerësuar por ky libër me tregime e radhit atë ndër tregimtarët më të mirë shqiptarë të kohëve të fundit.


****

"Felias Fogu" i ZHYL VERNIT shkruan tregime dashurie

Libri "Dashuri pa kushte" i ALBERT ZHOLIT

(ese)

Nga Përparim HYSI

Mos ju duket fare si sensacion ky"atribut" imi për ALBERT ZHOLIN. Në rininë time, kur lexova"Rreth botës për 80 ditë" të ZHYL VERNIT,  u befasova nga FELIAS FOGU, personazhi homonim i romanit të sipërshënuar dhe thosha me vete:-Nuk është e mundur dhe vetëm fantazi e autorit dhe aq. Mirëpo kot nuk qëndron në këmbë aforizma:-Njeriu plaket duke nxënë dhe unë jo vetëm rrëxova hamendjet e dikurshme për FELIAS FOGUN që i binte botës përqark për 80 ditë, por e takova atë, të ngjashmin e tij,  që për 80-ditë bën kiametin. Jo kiamet me ngjyrimin pak tronditës të kësaj fjale. por një"kiamet" që duhet ta kesh zili. Është atribut i tij dhe, të paktën  deri tani që po shkruaj, nuk njoh tjetër të dytë:me një jetë kaq dinamike dhe kaq vitale sa të tij. Tek shoh biografinë e tij, befasohem. Është një befasi e bukur, gjithësesi!

Sidoqoftë, kur thotë VOLTERI, çdo gjë ka nevojë për provë, veç të bukurës!

***

ALBERT ZHOLI alias "FELIAS FOGU" është 62-vjeç. Është autor i 23-librave artistikë. Ka kryer katërmijë e tetëqind intervista(enkas e shkrova pa shifra); ka redaktuar 302 libra artistikë. ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunoj me 33 gazeta;

Më 1995, në ATHINË,  krijoi  SHOQATËN SHQIPTARE"VËLLAZËRIMI" duke bashkëpunuar me ARISTIDH KOLËN(të gjithë shqiptarët e dinë kush ka qenë ARISTIDH KOLA) dhe agjensinë e tij botuese"Tharima", Libri i parë, i shkruar nga ALBERT ZHOLI"Ikja e madhe" është ribotuar katër herë.

Ja dhe disa vlerësime për të:

-Personalitet i shquar i SHOQATËS "Polifonia SHQIPTARE" 2010.

-Personalitet i SHQUAR i SHOQATËS"LABËRIA"-NDERI i KOMBIT 2016.

-Ambasador i PAQES 2018.

-Qytetar Nderi i TEPELENËS 2019.

-Gazetar i i vitit nga Institutit Cinema Menec Kinema.

-Mirënjohje për SHKENCËN e Jetën 2019.

-Nderi i Shoqatës "PËRMETI" 2020.

-Nderi i SHOQATËS"vëllezërit FRASHËRI" 2020.

-Gazetar i vitit nga "Jehona SHQIPTARE" 2020.

-Personalitet i SHQUAR për QARKUN E VLORËS 2021.

Dhe, duke lexuar gjithë këto vlerësime për të,  unë mund t'ju them: u kam rënë ca kalimthi punëve të këtij"FELIAS FOGUT tIm",  se për të si krijues, promovues,  si gazetar dhe si kudo ku ka punuar e ka bashkëpunuar, sado me shkurtime,  nuk kam si mos ndalem në vlerësime të tilla, si: ISMAIL dhe HELENA KADARE; DRITËRO AGOLLI; MARGARITA XHEPA;RESHAT ARBANA;LUFTAR PAJA;NASHO JORGAQI;BARDHOSH GAÇE;JORGO PAPINGJI e të tjerë.

Libri i shkruar nga ju, - i shkruajnë KADARETË, - hyn drejt e në zemër të lexuesit." Krenohem me ato që shkruan dhe të jemi mirënjohës", ARISTIDH KOLA. "Ligjëron  me shkrimet e tua, -MARGARITA XHEPA." Kanë vërtetësi personazhet e tu", LUFTAR PAJA."Intervistat e tua, janë plot jetë", RESHAT ARBANA." Lënë gjurmë mbresëlënëse shkrimet e ALBERT ZHOLIT, -thotë XHEVAHIR SPAHIU. Shkrimtari NAUM PRIFTI që nga AMERIKA i shkruan:" I lexova tregimet e tua dhe përjetova kënaqësi të papritur".AGO NEZHO e quan"maratonomaku i letërsisë" dhe mund të vazhdoj  edhe më,  pa i "stenografuar" këto vlerësime për ALBERT ZHOLIN.Autori, ALBERT ZHOLI,  të më falë që po u bie si kalimthi, vlerësimeve të këtare PERSONALITETEVE të LETËRSISË, të KULTURSË dhe të ARTIT,  por e ndieva të nevojshme që të justifikoja nominimin tim.

***

Gjithçka që shkruaj në këtë ese,  e bëj  nën efektin e asaj që shijova në librin me tregime të ALBERT ZHOLIT"Dashuri pa kushte". Vet titulli duket sikur e ka domethënien brenda,  Të shkruash një libër nuk është fort e lehtë.Por nëse ALBERT ZHOLI shkruan këtë libër me tregime lirike,  është para një fakti shumë domethënës. Me autorin ka ndodhur ai ngashnjim, në mund të shprehm kështu. CEZARE PAVEZE thotë:"Të shkruash është bukur , se çliron dy gëzime njëherësh:flet me veten, por dhe me të tjerët.". Dhe vërtet kështu ndodh: autori rrëfen dhe ne, si lexues, ndjekim  rrëfimin e tij. Nëse gëzohet ai,  gëzimi vjen dhe injektohet tek ne dhe na relakson. Dy të tretat e tregimve në këtë libër janë me dashuri ose për dashurin. STEINSALTZ në një nga thëniet tij, thotë:"SOLOMONI është i pari që tha:-Bëni dashuri dhe jo luftë. DHe ALBERT ZHOLI nuk shkruam me apriori:përkundrazi. Në tregimet e tij, sado lirizëm që ka, përcillen mesazhe. Autori e di mirë se me të rinjtë ndodh ajo që me kohë e ka thënë ALFONS DAUDET:" Tek rinia ekziston një zjarr apo një nevojë, që, me prekjen e vogël, shpërthen". Dhe "këtë prekje të vogël që shpërthen" e gjen tek tregimi"OLTA";e gjen tek "Dashuri e humbur" apo dhe në tregime të tjera. Ti ndjek tregimet njëri pas tjetrit,  dhe mbresat që përfiton lënë gjurmë tek ti si lexues. Të mbetë në mendje ajo, gjyshja që jep frymë"vetëm duke dëgjuar një këngë polifonike". Sa mesazh i bardhë dhe prekës ku  mali për mëmëdhenë, është mbi gjithë dashuritë. Autori e ka provuar mërgimin dhe di mirë si kullojnë plagët e mallit. Pyetjes përse ndodh kështu me autorin,  e ka thënë me kohë SHATOBRIANDI:"Nëse vuan më shumë se të tjerët, mos u çudit:ke një shpirt të bardhë që vuan më shumë se të tjerët". Dhe, padyshim, shpirt të bardhë ka dhe Albert ZHOLI. Nëse ka arritur këto"maja" dhe këto vlerësime, nuk i ka arritur për"sytë e bukur", po për punën ngulmuese se ai e di mirë atë që ka thënë LEON TOLSTOI:"Pa punë dhe talentet e mëdhenj shuhen".Ai në tregimet e tij investon mirësi, se mirësia, sipas SOKRATIT, është dituri. Siç shihet në tregimet e tij"Dashuri pa kushte" kemi një realitet sa koherent dhe aq artistik. NIKO KAZANZAQI thotë:"Një libër, para se ta shkruaj,  është në zemrën time". A nuk ka ndodhur dhe me ALBERT ZHOLIN kështu? Padyshim. Por që ta shkruah një libër, patjetër duhet të lexosh dhe të  përfitosh nga leximi. Se, ndryshe, ndodh sç thotë ROBERT ANTHONY:"Disa pijnë ujë nga shatervani i dijes dhe ka të tjerë që bëjnë gargarë". BERT ZHOLI u takon atyre krijuesëve që nuk bëjnë gargarë.

Tregimet e ALBERT ZHOLIT kanë tri vlera të stilit: qartësinë,  shkurtësinë dhe kuptueshmërinë .Duke qenë të tilla, të duket sikur kanë ndjekur atë që kanë thënë WALTR BEUMAN dhe, veç tyre, RICHARD LAHON shton dhe sinqeritetin. Janë atribute që i gjen tek tregimet e ALBERT ZHOLIT. Dhe në mbyllje të kësaj eseje, mund të them me plot gojën:" Shpirtërat nuk duhet të jenë të robëruar:duhet ta jetojnë jetën;të thërrasë, të qeshë,  të qajë, të shajë, të zihet dhe, mbi të gjitha,  të dashurojë", këto fjalë janë të MAKSIM GORKIT dhe kështu ndodhë dhe"me shpirtërat e personazheve në tregimet e Albert ZHOLIT.

Tek e mbyll,  besoj se e kam justifikuar atë që kam thënë për FELISA FOGUN tim.Urime ALBERT ZHOLI!

Tiranë.7 shkurt 2022


**

Kulturë

Redakto

Agim Shehu: Mendime mbi romanin «kush e vrau dashurinë » të shkrimtarit të mirënjohur Albert Zholi

Redakto

E hene, 20.02.2012, 07:11 PM

Mendime mbi romanin «kush e vrau dashurinë » të shkrimtarit të mirënjohur Albert ZHOLI


Nga Agim Shehu


E lexova me vëmëndje romanin. Ke arritur të bësh roman. Është kënaqësi prej kolegu, e plotsuar me kënaqësinë e bashkëfshatarit. Shtoj që në moshën time mbuluar thinja të qënit bashkëfshatar nuk i bën lëshime pa arsye krijuesit se do ta mirrte në qafë ! Mendoj se peshën e rëndë të romanit ke arritur ta ngarkosh nga fillimi në fund. Aty këtu ke zgjatje të tepërta, zbukurime emocionesh, por ato dalin dhe vetë në një roman të parë. Romani ka jetë të prekëshme, ka mendim harmonizuar me ndjenjë. Mbi të gjitha, aty është jeta jonë me shpirtin dhe dramat e saj në kalimin e dy sistemeve. Si bashkëjetues në kohë dhe ngjarje, lexuesi në shumë vënde sheh veten e tij, ballafaqohet me të dhe rri e rigjykon jetën e vet në segmentet e ngjashme me veprën. Romani është dhe një dramë. Me personazhet je treguar ‘i rreptë’ por i vërtetë pasi i mbetesh besnik asaj që ka ndodhur dhe po ndodh me shqiptarët në kalimin tek e ashtuquajtura ‘demokraci’. E tillë, vepra është dhe një thirrje e fuqishme humane për njerëzit, që ta gjykojnë më saktë kohën me të rejat e panjohura që u sjell nga s’e presin. Kur je i cekët jeta është e pamëshirëshme, aq më tepër kur kapitalizmi na u dha me fytyrën më të pamëshirëshme që shpesh ajo ka. Populli i papërgatitur ardhur disi i shtrembëruar nga shtypja e egër, do t’i paguajë shumë, qofshin dhe familje të ndershme shqiptare.

Romani ka në qëndër pra Sinan Drinin me familjen e tij. Është trungu prej nga hapen degët e tij, fëmijët. Sinani është dhënë bukur e bindshëm si figurë qëndrore. I ndershëm e me dinjitet në çdo kohë. Qënia partizan, komunist dhe drejtor në socializëm, nuk i zbeh asnjë nga virtytet e shqiptarit. Njeri që nuk di dredha karakteri, nuk njeh pazare meskine ! I vjen i afërmi për privilegj punësimi, e ai i tregon vëndin ! Virtyti i tij është metal që nuk zë ndryshk (më bëhet se e njoh në jetë te disa njerëz të mi të krahinës sime të ndershme). Të tillë e ka dhe të shoqen, Florikën - flori virtyti! I ke përshkruar me dashuri e vërtetësi si të qenë prindët e tu ardhur nga fshati ynë i pastër burrëror e njerëzor. Të tillë në filim dhe fëmijët. Por të parrahur nga jeta, ata demokracia e lirë i gjeti të njomë dhe lehtësisht të përpunueshëm. Dikush prej tyre mbetet si babai e nëna, dikush përthyhet kur temperamenti dorëzohet te ashpërsia e jetës me hapsira pa kufij. Dhe për ta nis drama që kulmon te Alketi në arkivol. Të atin e ndershëm e kap çgënjimi, megjithatë edhe në çgënjim mbetet dinjitoz. Nuk tjetërsohet në ndërimin e klimave shoqërore. Fëmijët e tij janë sa qytetarë të vëndit po aq dhe bij të prindërve. Autori përshkruan saktë e bukur pa klishe moralizuese. Një e jep të përmbajtur, një të përthyer ; një vazhdon me dinjitet, tjetri i ndjell fatkeqësi vetes kur temperamenti ia hipën virtytit. Romani ka skena të goditura si art dhe të vërteta si jetë që të mbeten në mëndje. Kujto ëndrimin e Sinanit ndaj shokut që kërkon privilegje ; biseda aq e paharrueshme lirike e të birit ushtar me pëllumbat e ballkonit, duke ia përcjellë tinës atë bisedë vajzës së panjohur karshi. Dialogu dramatik i Alketit me ‘gruan’ dhe vjehrin në Amerikë. Pritja e arkivolit të tij në familje. Revolta e nxënëses kundër banalitetit të përkëdheljeve në shkollë si ‘vajza e shokut Astrit’. Meditimet plot bukuri arti e ëndëra jete të Arianit dhe Marjetës si piktorë !..Tepër e saktë dhe e goditur : ish zv. Ministri Astrit në diktaturë - biznesmen në demokraci (fenomen aq i njohur e i dhimbshëm i ditës brënda popullit ende aq të vuajtur)! Dhimbja që plumbat e ‘rebelimit të ‘97-ës të qëllojnë pëllumbat në ballkonin e njeriut ! Sinani në ‘demokraci’ kur rrëfehet ndershëm tek i biri…Gjykimet e Sinanit me Ramazan Gjashtën nga një kohë te tjetra...

Romani nis disi qetësisht e shtruar, dhe sa më shumë ecën drejt fundit i rritet densiteti i ngjarjeve dhe fuqia e mendimit mbi to. Ndjenja që përjeton lexuesi po ashtu. Të papriturat në jetën e re, edhe pse shpesh të dhimbëshme, janë të besueshme ngaqë nuk stisen për efekt nga autori. Vinë nga logjika e jetës ku njeriu ndodhet i papërgatitur, aq më tepër kur është i çiltër dhe s’i di hiletë e ‘demokarcisë’ siç i gatuan po bijtë e diktaturës. Te ky këndvështrim romani jemi ne, secili në masën e vet e në mënyrën e vet.

Romani ka drithërimë ndjenjash të çiltra, shpesh tepër tronditëse. E sheh të riun mërgimtar si ecën drejt rrokullimës, dhe ndjen dhimbje ngaqë je i pafuqishëm për ta parandaluar. Do t’i paguash jetës që s’e kontrollon dot, do t’i paguash dhe dobësisë së vetes që nuk di t’i përshtatesh asaj. Në këtë gjëndje, siç e thamë çgënjimi është mbretëri më vete, disi e pavarur.

Është guxim të shkruash për motive të sotme kur jeta vazhdon dinamikën e saj në udhë të panjohura e në ndryshime të paparashikueshme. Siç thuhet, duhet një largësi kohe për t’i parë më qartë e më saktë ngjarjet. Megjithatë, romani yt e ka kapërcyer këtë vështirësi kur realizmi i jetës dhe qartësia e autorit harmonizohen bashkë. Familjen Drini e ke marrë nga një kohë dhe e ke vendosur në kohën tjetër me dashuri për njeriun dhe asnjanës për fatin e tij. Ndryshimet dhe fatin ia ke lënë në dorë jetës dhe qëndrimit të karakterit përballë jetës.

Pranohet ndjeshmëria e autorit mbi dhimbjen e figurave të tij të dashura, por mendoj se është ca e tepëruar, e ky tepërim sado anësor,  duhet mënjanuar. Jo autori por ngjarja duhet ta bëjë lexuesin të ndjejë dhimbje e dashuri për personazhet e mirë që i kap vorbulla e jetës së ngatëruar. Zgjatjet e autorit në përshkrime dhimbjeje herë herë kalojnë në sentimentalizëm e kjo e dëmton romanin. Aq më tepër kur zgjatesh më shumë nga sa duhet e nga sa mban ndjenja. Fjalët e tepërta apo të përsëritura i lëshojnë hije njera tjetrës duke zbehur mendimin e duke ftohur ndjenjën. Vepra ka shumë fjalë jashtëletrare që artin e afrojnë me gazetarinë. Gjuha është elementi i parë i letërsisë e ajo duhet të jetë sa më e pastër. Duhen hequr fjalë të tilla gazete si: kontribute, konfiguron, gafë, stopoi, simpatike, xhiro, moment, sfidon, instiktivisht, pretendon, ofendon, profil, ekstravagante, tendencë, transformim, fallco, relatë, apo helbete, muhabete etj. Për fat, shqipja ka fjalor të saj që t’i zevëndësojë, mjafton të jesh i ndërgjegjshëm për të shkruar sa më pastër. Më pëlqeu shumë fjala jote « u lulëkuq » të cilën s’e kam parë gjëkund. Në qoftë jotja, ke meritë të veçantë dhe këtë kërkon letërsia. Do bërë kujdes po ashtu në pikësimin. Ndoshta duken gjëra të vogëla po për një vepër të mirëfilltë artisti mendoj se janë rëndësishme.

Sidoqoftë me vlerat e çmuara që ka romani, siç themi në anët tona, ‘heqtë këmbën zvarë’ gjithmonë për mirë. T’i mblidhen motra e vëllezër të tjerë. Si koleg dhe krahinar të përgëzoj përzemërsisht ! (Aty ku s’kam të drejtë, ti je i ri e ngarkoja fajin pleqërisë sime) !

Gjenevë, 5. 2. 2012