Matthijs de Ligt

futbollist holandez

Matthijs de Ligt (Holandisht: [ˈmɑˈtɛi̯s ˈdə ˈlɪxt]; lindur më 12 gusht 1999) është një futbollist profesionist holandez i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin gjerman Bayern München dhe kombëtare holandeze.

Matthijs de Ligt

De Ligt në stërvitje me Ajax në 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMatthijs de Ligt
Datëlindja (1999-08-12) 12 gusht 1999 (24 vjeç)
VendlindjaLeiderdorp, Holandë
Gjatësia1.89 m (6 ft 2 in)[1]
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Bayern München
Numri4
Karriera me të rinjtë
2008–2016Ajax
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2016–2017Jong Ajax17(1)
2016–2019Ajax77(8)
2019–2022Juventus87(8)
2022–Bayern München5(1)
Karriera ndërkombëtare
2014–2015Holanda U155(0)
2014–2015Holanda U168(0)
2015–2016Holanda U1714(1)
2016–Holanda U196(0)
2017–Holanda38(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 10 shtator 2022
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 19 korrik 2022

de Ligt debutoi zyrtarisht me ekipin e parë të Ajaxit në ndeshje kupe kundër Willem II më 21 shtator 2016. Ai shënoi gol nga goditja e këndit, duke u bërë shënuesi i dytë më i ri në historinë e klubit mbrapa Clarence Seedorf.[2] Më 24 maj 2017, ai u bë lojtari më i ri (17 vjeç e 285 ditë) që luan në një finale madhore Evropiane kur ai luajti si titullar kundër Manchester Unitedfinalen e UEFA Ligës së Evropës.

Në vitin 2017, de Ligt debutoi me ekipin e parë të Holandës në moshën 17 vjeç, duke u bërë lojtari më i ri që luan titullar që nga viti 1931.[3]

Karriera me klube Redakto

Ajax Redakto

De Ligt u bashkua me akademinë e të rinjëve të Ajax kur ai ishte 9 vjeç. Para kësaj, ai luante me klubin lokal Abcoude, e cila ishte në kufi me Amsterdamin. Në fillim trajnerët e tij në akademi mendonin se ai ishte shumë i ngadaltë dhe jashtë forme, por atij j'u dha një mundësi për t'u zhvilluar, duke vërtetuar cilësitë e tij.[4]

2016–17: Jong Ajax dhe zhvillimi Redakto

Ai debutoi me Jong Ajax më 8 gusht 2016 në një ndeshje të Eerste Divisie kundër FC Emmen, ku ai luajti 90 minuta të plota.[5] Ai luajti 17 ndeshje me Jong Ajax gjatë sezonit 2016–17.[6]

Më 21 shtator, de Ligt debutoi me ekipin e parë të Ajaxit në një ndeshje kupe kundër Willem II. Ai shënoi gol pas 25 minutash në një fitore 5–0, duke u bërë shënuesi i dytë më i ri në historinë e Ajaxit pas Clarence Seedorf.[2] Më 24 tetor, Ajaxi lajmëroi nga llogaria zyrtare në Twitter se de Ligt ishte bërë pjestar i përhershëm i ekipit të parë.[7]

De Ligt me performancat e tij u bë një lojtar i rëndësishëm i ekipit të parë, duke zhvilluar 11 ndeshje në kampionat dhe 9 në UEFA Ligën e Evropës.[6] Më 24 maj, ai u bë lojtari më i ri (17 vjeç e 285 ditë) që luan në një finale të madhe evropiane kur ai luajti si titullar në finalen e Ligës së Evropës kundër Manchester United.[8]

2017–19: Vitet si protagonist dhe shiriti i kapitenit Redakto

Pas shitjes së Davinson Sánchez te Tottenham Hotspur në gusht 2017, de Ligt u bë titullar në formacion. Në mars 2018, ai u bë kapiten i ekipit në vend të të dëmtuarit Joel Veltman, duke vendosur një tjetër rekord pasi u bë kapiteni më i ri i historisë së klubit.[9]

Ai luajti 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe shënoi tre gola. Në 31 ndeshje të zhvilluara në kampionat, ai i luajti të 31 si titullar nga 90 minuta me përjashtim të një ndeshje (kundër Vitesse Arnhem ku ai u zëvëndësua në minutën e 33të për shkak dëmtimi).[6] Falë paraqitjeve të tij, ai ishte i lidhur me transferime në klubet me elitare evropiane.[10]

Më 17 dhjetor 2018, de Ligt fitoi çmimin Golden Boy, duke u bërë mbrojtësi më i ri që e fiton.[11][12] Më 13 shkurt 2019, ai u bë lojtari më i ri (19 vjeç e 186 ditë) që luan si kapiten në një ndeshje të fazës me eliminim direkt të UEFA Ligën e Kampioneve, kur ai luajti në një ndeshje kundër Real Madrid.[13] Më 27 shkurt, ai luajti ndeshjen e 100të zyrtare në fitoren 3–0 kundër Feyenoord në derbin KlassiekerKNVB Cup, duke u bërë lojtari më i ri që arrin këtë gjë.[14]

Më 16 prill, de Ligt shënoi golin e fitores në çerek-finalen e Ligës së Kampioneve kundër Juventusit për të dërguar Ajaxin në gjysëm-finalen e kompeticionit për herë të parë që nga sezoni 1996–97.[15] Ky gol e bëri atë holandezin më të ri që nga Nordin Wooter në vitin 1996 që shënon në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve si edhe lojtarin e dytë më të ri pas Joël Matip.[16]

Juventus Redakto

Më 18 korrik 2019, de Ligt u transferua te klubi italian Juventus në një marrëveshje pesë-vjeçare për 75 milion €.[17]

Bayern München Redakto

Më 19 korrik 2022, Bayern München njoftoi transferimin e de Ligt në një marrëveshje pesë-vjeçare për shifrën fillestare 67 milion € e cila shkonte 77 milion € në varësi të bonuseve.[18]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Më 25 mars 2017, de Ligt bëri debutimin e tij me kombëtaren holandeze në humbjen 2–0 si vizitor kundër Bullgarisë në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018. Trajner i ekipit, Danny Blind, e thirri de Ligt në kombëtare edhe pse ky i fundit kishte luajtur vetëm dy ndeshje si titullar në kampionat për Ajaxin. Në moshën 17 vjeç, ai u bë lojtari më i ri që luan si titullar me kombëtaren që nga viti 1931.[3]

Gjatë Ligës së Kombeve, de Ligt luajti si titullar për 90 minuta të plota në katër ndeshjet kundër Gjermanisë dhe Francës me Holandën që fitoi grupin dhe u kualifikua për në finale.[19]

Statistikat e karrierës Redakto

Klube Redakto

Redaktuar më 16 maj 2019[6]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
KlubiSezoniLigaKupaEvropa1TjetërGjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Jong Ajax2016–17Eerste Divisie171171
Gjithsej171000000171
Ajax2016–17Eredivisie1123190233
2017–18Eredivisie3332040393
2018–19Eredivisie33351173557
Gjithsej7781023020011713
Gjithsej karriera9491023020013414

1Ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve dhe UEFA Ligën e Evropës.

Kombëtarja Redakto

Redaktuar më 6 qershor 2019[20]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Holanda201730
2018100
201932
Gjithsej162

Golat me kombëtaren Redakto

Redaktuar më 6 qershor 2019. Rezultatet e Holandës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga de Ligt.
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr.DataVendiNdshKundërshtariGoliRezultatiKompeticioni
124 mars 2019Johan Cruyff Arena, Amsterdam, Holandë15 Gjermania1–22–3Kualifikueset e UEFA Euro 2020
26 qershor 2019Estádio D. Afonso Henriques, Guimarães, Portugali16 Anglia1–13–1 (a.e.t.)Finalet e UEFA Ligës së Kombeve 2019

Trofe Redakto

Klube Redakto

Ajax

Personale Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Matthijs de Ligt" (në holandisht). Ajax.nl. Marrë më 6 qershor 2019.
  2. ^ a b "De Ligt jongste scorende Ajacied na Seedorf" (në holandisht). Ajax.nl. Marrë më 7 qershor 2019.
  3. ^ a b "Matthijs de Ligt suffers nightmare debut as Holland are stunned by Bulgaria" [Makth në debutim për Matthijs de Ligt, Holanda shtanget nga Bullgaria] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 12 dhjetor 2018.
  4. ^ "Believe the hype: Matthijs de Ligt, Frenkie de Jong are next big stars on radar of Barca, Man City" [Besoni në ekzagjerim: Matthijs de Ligt, Frenkie de Jong janë yjet e mëdhenj të rradhës në radarët e Barçës, Man Cityt] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 11 dhjetor 2018.
  5. ^ "Jong Ajax vs. Emmen 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 8 gusht 2016. Marrë më 8 gusht 2016.
  6. ^ a b c d "Matthijs de Ligt" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 11 dhjetor 2018.
  7. ^ "Mooi nieuws voor Matthijs de Ligt: Peter Bosz heeft de verdediger per direct aan de A-selectie toegevoegd" (në holandisht). Ajax.nl. Marrë më 7 qershor 2019.
  8. ^ "Sot luan në finalen e Europa League. Por vendos një rekord të veçantë". Tirana Post. 24 maj 2017. Marrë më 7 qershor 2019.
  9. ^ "De Ligt als de nieuwe norm bij Ajax" (në holandisht). Algemeen Dagblad. Marrë më 11 dhjetor 2018.
  10. ^ "Matthijs de Ligt profile: How good is the teenage Ajax defender?" [Profili i Matthijs de Ligt: Sa i mirë është mbrojtësi adoleshent i Ajaxit] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 11 dhjetor 2018.
  11. ^ a b "Lojtari i Ajax Matthijs de Ligt, fiton çmimin "Golden Boy" për vitin 2018". Klan Kosova. 17 dhjetor 2018. Marrë më 7 qershor 2019.
  12. ^ "De Ligt fiton çmimin Golden Boy 2018". Koha.net. 17 dhjetor 2018. Marrë më 7 qershor 2019.
  13. ^ "Matthijs de Ligt Becomes The Youngest Captain In A Champions League Knockout Game" [Matthijs de Ligt bëhet kapiteni më i ri që luan në një ndeshje të raundit me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve] (në anglisht). Sport Bible. Marrë më 7 qershor 2019.
  14. ^ "De Ligt jongste speler ooit in Club van 100" (në holandisht). Ajaxshowtime.com. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2021. Marrë më 7 qershor 2019. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  15. ^ "Vazhdon mrekullia Ajax, eliminon Juventusin dhe kalon në gjysmëfinale". Telegrafi.com. 16 prill 2019. Marrë më 7 qershor 2019.
  16. ^ Dorman, Matt (17 prill 2019). "'We're not satisfied' - De Ligt claims Ajax aren't done chasing Champions League dream" ['Nuk jemi kënaqur' - De Ligt pretendon se Ajaxi nuk i ka dhënë fund ndjekjes së ëndërrës të Ligës së Kampioneve] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2019. Marrë më 17 prill 2019.
  17. ^ Adi Metaliu (18 korrik 2019). "Zyrtare, Matthijs de Ligt i Juventusit deri në vitin 2024, ja shifrat që "dogjën" Barçën". Supersport.al. Marrë më 18 korrik 2019.
  18. ^ "De Ligt zyrtarisht te Bayern Munich, kontratë 5-vjeçare për mbrojtësin holandez". euronews.al. 19 korrik 2022. Marrë më 12 shtator 2022.
  19. ^ "UEFA Nations League" [UEFA Liga e Kombeve] (në anglisht). Soccerway. Marrë më 12 dhjetor 2018.
  20. ^ "Matthijs de Ligt" (në anglisht). eu-football.info. Marrë më 7 qershor 2019.
  21. ^ "2016/17: United win it for Manchester" [2016/17: United e fiton atë për Manchesterin] (në anglisht). UEFA. 30 maj 2017.
  22. ^ "Future Cup: De Ligt speler van het toernooi". ajaxshowtime.com (në holandisht). Ajax Showtime. Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2019. Marrë më 7 qershor 2019. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  23. ^ "Ajax contracteert Matthijs de Ligt". ajax.nl (në holandisht). AFC Ajax. Marrë më 7 qershor 2019.
  24. ^ "Matthijs de Ligt verkozen tot Talent van de Toekomst". ajax.nl (në holandisht). AFC Ajax. Marrë më 7 qershor 2019.
  25. ^ "Matthijs de Ligt Ajax-talent van het jaar". Parool.nl (në holandisht). Parool.nl. Marrë më 7 qershor 2019.
  26. ^ "UEFA Europa League Squad of the Season" [UEFA Liga e Evropës Skuadra e Sezonit] (në anglisht). UEFA. 25 maj 2017. Marrë më 7 qershor 2019.
  27. ^ "Publikohet skuadra e sezonit në Champions, dominon Liverpuli. 4 lojtarë nga Ajaksi, ja të gjithë emrat". Panorama Sport. 3 qershor 2019. Marrë më 7 qershor 2019.
  28. ^ "ELFTAL VAN HET SEIZOEN 2017/2018 BEKEND" (në holandisht). Eredivisie. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2019. Marrë më 13 shkurt 2019. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  29. ^ "Frenkie de Jong Eredivisiespeler van het seizoen 2018/2019" (në holandisht). Eredivisie. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2019. Marrë më 24 maj 2019. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  30. ^ "De Jong named Eredivisie talent of the year" [De Jong emërohet talenti i vitit i Eredivisies] (në anglisht). RTL Nieuws. Marrë më 3 qershor 2019.
  31. ^ "Toch triple voor Matthijs de Ligt". telegraaf.nl (në holandisht). De Telegraaf. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2019. Marrë më 24 maj 2019.

Lidhje të jashtme Redakto