Kombëtarja andorrase e futbollit

Kombëtarja andorase e futbollit (Katalonisht: Selecció de futbol d'Andorra) përfaqson Andorrënfutboll dhe është e kontrolluar nga Federata Andorase e Futbollit, organi qeveritar për futbollin në Andorrë. Skuadra ka shijuar sukses shumë të pakët për shkak të popullsisë të pakët të vendit, pasi është shteti i pestë më i vogël i UEFA-s (vetëm Lihtenshtajni, San Marino, Gjibraltari dhe Ishujt Faroe janë më të vogël).

Andorra
ShoqataFederata Andorrase e Futbollit
(Federació Andorrana de Futbol)
KonfederataUEFA (Evropë)
TrajneriKoldo Álvarez
KapiteniMarc Pujol
Më shumë ndeshjeIldefons Lima (133)
Më shumë golaIldefons Lima (11)
StadiumiEstadi Nacional, Andorra la Vella
Kodi I FIFAsAND
E para ngjyrë
E dyta ngjyrë
E treta ngjyrë
Rënditja e FIFAs
Aktual 154 Increase 1 (20 July 2023)[1]
Më i lartë125 (Shtator 2005)
Më i ulët206 (Djetor 2011)
E para ndërkombëtare
 Andorra 1–6 Estonia 
(Andorra la Vella, Andorra; 13 Nëntor 1996)
Fitorja më e madhe
 San Marino 0–3 Andorra 
(Serravalle, San Marino; 12 Tetor 2021)
Humbja më e madhe
 Republika Çeke 8–1 Andorra 
(Liberec, Republika Çeke; 4 Korrik 2005)
 Kroacia 7–0 Andorra 
(Zagreb, Kroaci; 7 Tetor 2006)
 Portugalia 7–0 Andorra 
(Lisbon, Portugali; 11 Nëntor 2020)

Ndeshja zyrtare e Andorrës ishte humbja 6–1 në miqësoren kundër Estonisë në vitin 1996. Që nga kualifikueset e UEFA Euro 2000, Andorra ka konkuruar në çdo kualifikuese të Kampionatit Europian dhe të Kupës së Botës duke pasur shumë pak sukses. Ata kanë fituar vetëm tre ndeshje, të treja në shtëpi. Ata kanë vetëm një fitore në ndeshjet kompetitive, një fitore 1–0 kundër Maqedonisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2006.

Historia Redakto

Pavarësisht se Federata Andorase e Futbollit ishte krijuar në vitin 1994,[3] dhe liga vendore e Andorrës ishte krijuar një vit më vonë, skuadra nuk mund të merrte pjesë në kampionatet madhore deri sa mori të drejtën organet qevetirate FIFA dhe UEFA në vitin 1996.[3][4] Skuadra luajti ndeshjen e saj të parë në Andorra La Vella kundër Estonisë ku humbi 6–1.[5]

Ndeshja e parë kompetitive e Andorrës e organizuar nga FIFA ishte humbja 3–1 kundër Armenisë e vlefshme për kualifikueset e UEFA Euro 2000. Andorra i humbi të dhjeta ndeshjet kualifikuese për turnamentin.[6] Skuadra veçanërisht vuajti në ndeshjet jashë fushe; çdo humbje vinte me të paktën tre gola.[6] Vetë Andorra shënoi vetëm tre gola, ku dy prej tyre erdhën nga penalltia,[6] dhe dy dhe në ndeshjet si vizitor.[6] Skuadra pësoi 28 gola,[6] dhe humbja e tyre më e rëndë në kualifikuese ishte humbja 6–1 kundër Rusisë.[6]

Për fushatën e tyre të parë kualifikuese për Kupën e Botës, Andorra ishte shortuar në një grup me Qipron, Estoninë, Irlandën, Hollandën dhe Portugalinë.[7] Ata humbën ndeshjen hapëse me rezultatin 1–0 kundër Estonisë. Në ndeshjen e rradhës, ata humbën 3–2 kundër Qipros por ata shënuan golat e parë në kualifikueset e një Kupe Bote.[7] Ata u mposhtën sërisht nga Estonia, këtë herë 2–1.[7] Ata i humbën të gjithë ndeshjet dhe goli i tyre i vetëm jashtë fushe erdhi në humbjen 3–1 kundër Irlandës.[7] Humbja më e rëndë ishte rezultati 7–1 kundër Portugalisë në fushën neutrale në Lleida, Spanjë.[7] Andorra i mbylli kualifikuese pa pikë dhe me 36 gola të pësuar në 10 ndeshje.[7]

Skuadra i humbi të gjitha ndeshjet edhe në fushatën kualifikuese të Euro 2004. Ata shënuan golin e vetëm në humbjen 2–1 jashtë fushe kundër Bullgarisë.[8] Në këtë fushatë kualifikuese rezultatet ishin të ngjashme pasi ata humbën 3–0 kundër Bullgarisë, Kroacisë dhe Belgjikës, dy herë 2–0 kundër Estonisë, 2–0 kundër Kroacisë dhe 1–0 kundër Belgjikës.[8]

Për standartet e Andorrës, kualifikueset e Kupës së Botës 2006 ishin të suksesshme. Ata fituan ndeshjen e tyre të parë kompetitive duke mposhtur Maqedoninë 1–0. Mesfushori i Andorrës Marc Bernaus, i cili luante në ligën e dytë spanjolle, pasi mori një top të gjatë nga rivënja anësore, të cilën e ndaloi me gjoks, lëshoi një gjuajtje të fuqishme duke shënuar në fillim të pjesës së dytë.[9][10] Pas ndeshjes, trajneri i Maqedonisë Dragan Kanatlarovski tha dorëheqjen dhe e quajti ndeshjen "një përfundim i turpshëm" dhe "një poshtërim".[11] Andorra gjithashtu barazoi në dy ndeshje, 0–0 në Maqedoni dhe 0–0 në shtëpi kundër Finlandës.[12] Këto kualifikuese kanë qënë të vetmet ku Andorra ka regjistuar pikë. Në kualifikueset e Euro 2008, Andorra i humbi sërisht të gjitha ndeshjet.[13] Ndeshja më e afërt ishte ajo kundër Rusisë, një humbje 1–0 më 21 nëntor 2007, që ndihmoi Rusinë të kualifikohej dhe të linte jashtë Anglinë.[13] Humbja më e rëndë ishte humbja 7–0 kundër Kroacisë në Andorra La Vella, gjë që rezultoi humbja më e madhe në kompedicionet e UEFA-s[14], e cila u përsërit sërisht këtë herë nga Republika Çeke. Andorra shënoi vetëm dy gola dhe pësoi 42 në 12 ndeshje gjithsej.[13]

kualifikueset e Kupës së Botës 2010 ata i humbën të dhjeta ndeshjet.[15] Gjatë tyre, ata shënoi shënuan tre gola, në humbjet kundër Bjellorusisë, Kazakistanit, dhe pësuar 39 gola, përfshirë gjashtë në humbjen kundër Anglisë, humbja më rëndë në grup.[15] Edhe kualifikueset e Euro 2012 u mbyllën në një formë të ngjashme; ata i humbën të dhjeta ndeshjet, shënuan vetëm një gol dhe pësuan 25; rezultatet e tyre më të mira ishin dy humbje me një gol disavantazh kundër Sllovakisë dhe një humbje 3–1 kundër Irlandës.[16]

Rekordi i Andorrës kundër të gjitha kombëtareve Redakto

KundërNdeshjeFitoreBarazimeHumbjeGshGpDg% Fitoreve
Shqipëria310224−233.33%
Armenia8017220−180%
Azerbajxhani403112−10%
Bjellorusia4103411−725%
Belgjika3003010−100%
Bosnja dhe Hercegovina100103−30%
Brazili100103−30%
Bullgaria200215−40%
Kina10100000%
Kroacia6006024−240%
Qipro4004214−120%
Republika Çeke003113−120%
Anglia4004016−160%
Estonia110011526−210%
Ishujt Faroe10100000%
Finlanda201103−30%
Franca300307−70%
Gaboni100102−20%
Hungaria200207−70%
Islanda5005014−140%
Indonezia100101−10%
Izraeli3003210−80%
Kazakistani200216−50%
Letonia300319−80%
Lihtenshtajni100101−10%
Lituania200217−60%
Maqedonia611419−817%
Malta20202200%
Moldavia301226−40%
Hollanda6006021−210%
Polonia100104−40%
Portugalia3003114−130%
Republika e Irlandës4004211−90%
Rumania4004115−140%
Rusia6006221−190%
Sllovakia200202−20%
Spanja100104−40%
Turqia200207−70%
Ukraina4004017−170%
Uellsi100112−10%
Total12631111235353−3182.38%

° Është luajtur gjithashtu një ndeshje jo e organizuar nga FIFA më 19 shkurt 1998: Andorra - Rep. Çeke 0-1

Stadiumi Redakto

Ish stadiumi për ndeshjet në shtëpi i Andorrës, Estadi Comunal d'Andorra la Vella.

Nga viti 1996 e deri në vitin 2014 Andorra i luante ndeshjet e saj në shtëpi Comunal d'Andorra la Vella, në kryeqytetin Andorra la Vella. Stadiumi ka kapacitet prej 1,800 vendesh dhe pret ndeshjet e klubit FC AndorraSuperligën Andorase.[17] Më 9 shtator 2014, kombëtarja filloi të luajë ndeshjet si vendas në stadiumin e ri Estadi Nacional me kapacitet 3,306 vende.

Andorra ndonjëherë i ka luajtur ndeshjet si "vendase" edhe jashtë kufijëve. Për shëmbull, Andorra priti Francën dhe Anglinë në në kualifikueset e Euro 2000, 2008 dhe në kualifikueset e Kupës së Botës 2010 në Estadi Olímpic Lluís CompanysBarcelonë, e cila ishte stadiumi i RCD Espanyol nga viti 1997 e deri në vitin 2009.[18][19]

Prodhuesit e fanellës Redakto

ProdhuesiPeriudha
Reusch1996 - 2004
Reebok2000 - 2004
Diadora2004 – 2006
Joma2006 – 2008
Adidas2008 – vazhdon

Reputacioni Redakto

Rekordi i zymtë i Andorrës i jep asaj një reputacion të ulët në botën e futbollit. Kombëtarja ka fituar vetëm një ndeshje kompetitive, një fitore 1–0 në kualifikueset e Kupës së Botës 2006 kundër Maqedonisë, dhe dy ndeshje miqësore kundër Bjellorusisë (2–0) dhe Shqipërisë (2–0).[20] Të gjitha fitoret janë marrë në shtëpi.

Me popullsinë e katërt më të vogël të çdo shteti në UEFA,[21] deri në pranimin e Gjibraltarit, talenti i popullisisë është i vogël. Gjithashtu Andorra është anëtarja më e re e UEFA-s sëbashku me Kazakistanin, pasi të dyja u themeluan në vitin 1994. Lojtarët janë kryesisht amatorë sepse liga vendore e Andorrës është me kohë të pjesshme. Megjithatë, që kur Andorra filloi të luajë futboll në vitin 1996 renditja e tyre mesatare në FIFA ka qënë vendi i 163të.[22]

Lojtarët dhe trajnerët Redakto

Ildefons Lima është i vetmi lojtar andoras që ka shënuar më shumë se tre gola për skuadrën; ai ka shënuar nëntë gola. Lima gjithashtu është lojtari i dytë me më shumë ndeshje pasi deri tani ka regjistruar 91 prezenca. Óscar Sonejee me 99 ndeshje është lojtari që ka luajtur më shumë me kombëtaren andorase. Koldo ka qënë më parë në vendin e dytë pasi ka regjistuar 78 ndeshje nga viti 1998 e deri në vitin 2009.[23]

Manuel Miluir ka qënë trajneri i parë i skuadrës dhe e ka drejtuar atë në tre ndeshjet e para kualifikuese të Kampionatit Europian. Ai u largua në vitin 1999 për t'i hapur rrugë David Rodrigos, i cili e nisi aventurën e tij me një humbje 2–0 në kualifikueset e Kampionatit Europian kundër Islandës më 27 Mars të atij viti. Rodrigo ka qënë në krye të skuadrës deri në shkurt 2010, ku u lajmërua se Koldo do të merrte rolin e tij.[24]

Në janar 2006, Federata Andorase e Futbollit emëroi Koldon, portierin e tyre nga viti 1998 e deri në vitin 2009, si lojtarin e tyre më të mirë në histori.[25]

Historia e trajnerëve Redakto

Statistikat Redakto

Rezultatet dhe ndeshjet Redakto

1996–99

Rekordi në Kupën e Botës Redakto

Rekordi në Kupën e BotësRekodi në kualifikuese
VitiRaundiPozicioniNdFBHGshGpNdFBHGshGp
1930 te 1998Nuk ka hyrë-------------
2002Nuk është kualifikuar-------100010536
2006Nuk është kualifikuar-------12129434
2010Nuk është kualifikuar-------100010339
2014Nuk është kualifikuar-------100010030
2018Për t'u përcaktuar-------------
2022Për t'u përcaktuar-------------
Total0/2042123912139

Rekordi në Kampionatin Europian Redakto

Rekordi në Kampionatin EuropianRekodi në kualifikuese
VitiRaundiPozicioniNdFBHGshGpNdFBHGshGp
1960 to 1996Nuk është kualifikuar-------------
2000Nuk është kualifikuar-------100010328
2004Nuk është kualifikuar-------8008118
2008Nuk është kualifikuar-------120012242
2012Nuk është kualifikuar-------100010125
2016Për t'u përcaktuar-------------
Total0/144000407113

Skuadra aktuale Redakto

Trajneri i Andorrës Koldo Álvarez ka emëruar një skuadër me 18 lojtarë për ndeshjen miqësore kundër Guinesë Ekuatoriale më 6 qershor 2015.
Ndeshjet dhe golat janë redaktuar më 28 Mars 2015, pas ndeshjes kundër Bosnjës dhe Hercegovinës.

Nr.PozitaLojtariMoshaNdeshjeGolaKlubi
1GKJosep Gómes (1985-12-03) 3 dhjetor 1985 (38 vjeç)320 ES Pennoise
13GKFerran Pol (1983-02-28) 28 shkurt 1983 (41 vjeç)150 FC Andorra
4DFÓscar Sonejee (C) (1976-03-26) 26 mars 1976 (48 vjeç)994 Lusitanos
6DFIldefons Lima (1979-12-10) 10 dhjetor 1979 (44 vjeç)919 FC Santa Coloma
2DFCristian Martínez Alejo (1989-08-23) 23 gusht 1989 (34 vjeç)301 FC Santa Coloma
5DFEmili García (1989-01-11) 11 janar 1989 (35 vjeç)281 ES Pennoise
23DFJordi Rubio (1987-11-01) 1 nëntor 1987 (36 vjeç)230 UE Santa Coloma
21DFMarc García Renom (1988-03-21) 21 mars 1988 (36 vjeç)220 UE Rubí
15DFMoisés San Nicolás (1993-09-17) 17 shtator 1993 (30 vjeç)110 FC Ordino
18MFJosep Ayala (1980-04-08) 8 prill 1980 (44 vjeç)780 FC Andorra
8MFMárcio Vieira (1984-10-10) 10 tetor 1984 (39 vjeç)590 Monzón
3MFMarc Vales (1990-04-04) 4 prill 1990 (34 vjeç)370 Real Saragoza B
19MFIván Lorenzo (1986-04-15) 15 prill 1986 (38 vjeç)230 Atlètic Alpicat
22MFVíctor Rodríguez (1987-09-07) 7 shtator 1987 (36 vjeç)60 FC Santa Coloma
14MFCristopher Pousa (1992-06-29) 29 qershor 1992 (31 vjeç)20 FC Ordino
9FWGabi Riera (1985-06-06) 6 qershor 1985 (38 vjeç)301 FC Santa Coloma
20FWSebastián Gómez (1983-11-01) 1 nëntor 1983 (40 vjeç)240 UE Sant Julià
7FWLudovic Clemente (1986-05-09) 9 maj 1986 (37 vjeç)110 FC Andorra

Kualifikueset e Kupës së Botës 2014 Redakto

Team
Nd F B H Gsh Gp D Pt
Hollanda10910345+2928
Rumania106131912+719
Hungaria105232120+117
Turqia10514169+716
Estonia10217620−147
Andorra100010030−300
  Skuadra është kualifikuar
  Skuadra ka siguruar të paktën një vend play-offi
  Skuadra ka siguruar të paktën vendin e dytë
  Skuadra nuk mund të kualifikohet direkt
  Skuadra nuk ka shance të kualifikohet

Golat ndërkombëtarë Redakto

Andorra ka shënuar një numër të vogël golash në kompedicionet kompetitive (ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian dhe Kupës së Botës); lista më poshtë tregon të gjitha golat e shënuar

Nr.Kom.[a]DataKundërshtariGolashënuesi(t)Rezultati final[b]
1KKE5 shtator 1998 ArmeniaJesús Lucendo (pen)1–3
2KKE31 Mars 1999 RusiaEmiliano González1–6
3KKE8 shtator 1999 RusiaJusto Ruiz1–2
4KKB2 shtator 2000 QiproEmiliano González2–3[c]
5Ildefons Lima
6KKB7 tetor 2000 EstoniaJusto Ruiz1–2
7KKB25 prill 2001 Republika e IrlandësIldefons Lima1–3
8KKB1 shtator 2001 PortugaliaRoberto Jonas1–7
9KKE16 tetor 2002 BullgariaAntoni Lima1–2
10KKB8 shtator 2004 RumaniaMarc Pujol1–5
11KKB13 tetor 2004 MaqedoniaMarc Bernaus1–0[d]
12KKB26 Mars 2005 ArmeniaFernando Silva1–2
13KKB4 qershor 2005 Republika ÇekeGabriel Riera1–8
14KKE6 shtator 2006 IzraeliJuli Fernández1–4
15KKE22 gusht 2007 EstoniaFernando Silva1–2
16KKB10 shtator 2008 EstoniaMarc Pujol (pen)1–3
17KKB6 qershor 2009 EstoniaIldefons Lima (pen)1–5
18KKB9 shtator 2009 KazakistaniÓscar Sonejee1–3
19KKE7 shtator 2010 Republika e IrlandësCristian Martínez1–3
20KKE9 shtator 2014 UellsiIldefons Lima (pen)1–2
21KKE13 tetor 2014 IzraeliIldefons Lima (pen)1–4

a KKE = Kualifikueset e Kampionatit Europian, KKB = Kualifikueset e Kupës së Botës
b Rezultati i Andorrës vendos gjithnjë në vendin e parë.
c Ndeshja Andorra-Qipro në vitin 2000 është e vetmja ndeshje ku Andorra ka shënuar dy gola në një ndeshje kompetitive.
d Ndeshje Andorra-Maqedonia në vitin 2004 është e vetmja ndeshje kompetitive ku Andorra ka fituar.

Referime Redakto

  1. ^ "The FIFA/Coca-Cola World Ranking". FIFA (në anglisht). 20 korrik 2023. Marrë më 20 korrik 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ Elo rankings change compared to one year ago. "World Football Elo Ratings". eloratings.net (në anglisht). 13 shtator 2023. Marrë më 13 shtator 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ^ a b "Association information – Andorra". FIFA. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2011. Marrë më 20 korrik 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "The Association – Andorra". UEFA. Marrë më 20 korrik 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Andorra – List of International Matches 1996–2002". RSSSF. Marrë më 21 korrik 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c d e f "European Championship 2000". RSSSF. Marrë më 21 korrik 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c d e f "World Cup 2002 qualifications". RSSSF. Marrë më 5 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b "European Championship 2004". RSSSF. Marrë më 5 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Soccer: Andorra scores its first World Cup victory". The New York Times. 14 tetor 2004. Marrë më 1 tetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "ANDORRA-MACEDÒNIA (1-0) 13.10.2004". YouTube.com. 14 tetor 2004. Marrë më 1 tetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Macedonia's coach offers resignation". Associated Press. 14 tetor 2004. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2012. Marrë më 1 tetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "World Cup 2006 qualifications". RSSSF. Marrë më 5 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ a b c "European Championship 2008". RSSSF. Marrë më 5 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "General info – Andorra". UEFA. Marrë më 5 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ a b "World Cup 2010 qualifications". RSSSF. Marrë më 5 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Euro 2012 qualifying tables". BBC. Marrë më 5 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Estadi Comunal d Aixovall". Football-Lineups.com. Marrë më 5 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "European Championship 2008 detailed information". RSSSF. Marrë më 5 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "World Cup 2010 qualifications detailed information". RSSSF. Marrë më 5 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Rikthimi në vendin e "krimit", kur Andorra shkarkoi Demollarin". Panorama Sport. 24 mars 2019. Marrë më 25 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ James Appell (8 shtator 2010). "It´s raining… apples?". The Football Ramble. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2011. Marrë më 21 korrik 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "FIFA Rankings – Andorra". FIFA. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2015. Marrë më 5 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Andorra – Record International Players". RSSSF. Marrë më 5 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Álvarez assumes Andorra mantle". UEFA.com. 2 shkurt 2010. Marrë më 5 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "The UEFA Jubilee 52 Golden Players". rsssf. 21 dhjetor 2006. Marrë më 5 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shënime Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

🔥 Top keywords: