Iván Córdoba

futbollist kolumbian

Iván Ramiro Córdoba Sepúlveda (Spanjisht: [iˈβ̞an ˈko̞ɾð̞o̞β̞a]; lindur më 11 gusht 1976Rionegro, Antioquia Department) është një futbollistë kolumbian, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren kolumbiane. Ai ka qënë zëvëndës-kapiten i Interit dhe kapiteni i shtetit të tij.

Iván Ramiro Córdoba

Iván Córdoba
Të dhënat vetjake
Emri i plotëIván Ramiro Córdoba Sepúlveda
Datëlindja (1976-08-11) 11 gusht 1976 (47 vjeç)
VendlindjaRionegro, Kolumbi
Gjatësia1.73 m (5 ft 8 in)
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale (Manaxher)
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1993–1995Deportivo Rionegro42(1)
1996–1998Atlético Nacional73(1)
1998–1999San Lorenzo59(8)
1999–2012Internazionale324(15)
Gjithsej498(25)
Karriera ndërkombëtare
1997–2011Kolumbia73(5)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19 janar 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 19 janar 2015

Karriera me klube

Redakto

Ai bëri debutimin e tij skuadrën kolumbiane të Serie B Leones F.C. në vitin 1993, dhe performancat e tij sollën një transferim të nivelet e rënda të futbollit kolumbian, duke firmosur me Atlético Nacional në vitin 1996. Ai krijoi emrin e tij gjatë kohës që luante me San LorenzonArgjentinë, por firmosi me klubin italian Internazionale në merkaton dimërore, në janar 2000, për 16 milion , duke refuzuar një ofertë nga gjigandët e Real Madrid. Ai u bë ministri i mbrojtës së Interit, duke krijuar një dyshe efektive në qëndër të mbrojtjes me italianin Marco Materazzi. Karriera e tij e gjatë te Inter bëri që ai të gradohej zëvëndës-kapiten mbrapa argjentinasit Javier Zanetti. Për shkak të kësaj, ai kishte nderin të ngrinte Kupën e Italisë në vitin 2005 ku Javier Zanetti nuk ishte prezent për shkak se ishte i grumbulluar me kombëtaren në Kupën e Konfederatave 2005.

Më 19 shkurt 2008, ai dëmtoi ligamentin e këmbës së tij të majtë në ndeshjen e raundit të 16 në Ligën e Kampioneve kundër Liverpool, duke bërë që të humbasë pjesën tjetër të sezonit.

Më 9 qershor 2008, ai rinovoi kontratën e tij deri më 30 qershor 2012 me Interin, duke siguruar në mënyrë efektive se ai do të përfundonte karrierën e tij me Interin.

Më 5 maj 2012, Cordoba lajmëroi se ai do të tërhiqej nga futbolli në fund të sezonit.[1] Një ditë më vonë, ai hyri në fushën e lojës si zëvëndësues në minutën e 84 në ndeshjen kundër rivalëve të Milan, duke zhvilluar paraqitjen e tij të fund zyrtare të karrierës së tij 13 vjeçare me Interin. Gjithashtu gjatë muajit maj, ai udhëtoi me 18 lojtarë të tjerë Zikaltër (me përjashtim Dellafioren) në një tur miqësor në Indonezi.[2]

Me Interin ai fitoi gjithsej pesë tituj të Serie A, katër Coppa Italia, tre Supercoppa Italiana, një Ligë Kampionesh, dhe një Kupë Bote për Klube.

Gjatë Derby della Madonnina (ndeshja e fundit e sezonit 2011–12), lojtarë e Interit kishin veshur fanellën me numrin #2 gjatë përgatitjes përpara ndeshjes.[3]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Ai ishte kapiten i Kolumbisë2001 Copa América, duke shënuar golin e parë të skuadrës së tij në triumfin 3–0 në finalen kundër Argjentinës. Córdoba gjithashtu përfaqsoi vendin e tij në Kupën e Botës 1998.

Golat me kombëtaren

Redakto

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren kolumbiane.[4]

#DataVendiKundërshtariGoliRezultatiKompedicioni
1.9 shkurt 1999Miami Orange Bowl, Miami, Shtetet e Bashkuara Gjermania
3–3
3–3
Ndeshje Miqësore
2.4 korrik 1999Estadio Feliciano Cáceres, Luque, Paraguaji Argjentina
1–0
3–0
1999 Copa América
3.13 tetor 1999Estadio Olímpico Chateau Carreras, Córdoba, Argjentinë Argjentina
1–1
1–2
Ndeshje Miqësore
4.4 qershor 2000Estadio Nemesio Camacho, Bogotá, Kolumbi Venezuela
2–0
3–0
Kualifikueset e Kupën e Botës 2002
5.29 korrik 2001 Meksika
1–0
1–0
2001 Copa América

Statistikat

Redakto

Klubet

Redakto

[5][6]

PerformancaLigaKupaKontinentiTotal
SezoniKlubiLigaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGola
KolumbiLigaKupaAmerika e JugutTotal
1994Deportivo Rionegro160--160
1995261--261
1996Atlético Nacional311--311
1997420--420
ArgjentinëLigëKupaAmerika e JugutTotal
1997–98San LorenzoPrimera División242--242
1998–99356--356
ItaliaLigaCoppa ItaliaEuropaTotal
1999–00InternazionaleSerie A20050-190
2000–012303190230
2001–0230110110301
2002–0328110161281
2003–0431150110311
2004–0532340100323
2005–063544090354
2006–072905170290
2007–082031050203
2008–092822070282
2009–102102020210
2010–112201050280
2011–1250100060
TotalKolumbi1152--1152
Argjentinë598--598
Itali3241534292145518
Karriera në total4982534292161528

Klubet

Redakto

Kombëtarja

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Ivan: "My last game in San Siro" (Ivan: "Ndeshja ime e fundit në San Siro") Arkivuar 6 shtator 2012 tek Wayback Machine, inter.it
  2. ^ "Inter's Cordoba happy to end career in Indonesia" (në anglisht). Goal.com. 27 maj 2012. Marrë më 8 korrik 2012.
  3. ^ "Inter 4-2 AC Milan: Milito hat-trick and Maicon rocket decide derby and ensures Juventus are crowned Serie A champions" (në anglisht). Goal.com. 6 maj 2012. Marrë më 8 korrik 2012.
  4. ^ Roberto Mamrud (20 shkurt 2014). "Iván Ramiro Córdoba - International Appearances" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 7 gusht 2014.
  5. ^ "Colombia - I. Córdoba - Profile with news, career statistics and history" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 19 janar 2015.
  6. ^ "Football : Iván Córdoba" (në anglisht). FootballDataBase. Marrë më 19 janar 2015.

Lidhje të jashtme

Redakto