Fish and chips

ushqim i nxehtë me origjinë angleze

Fish and chips (anglisht për "peshk dhe patate të skuqura") është një pjatë e nxehtë e përbërë nga peshk të skuqur në gjellë të servuar me patate të skuqura. Pjata ka origjinën në Angli. Peshku dhe patatet e skuqura është një ushqim i zakonshëm merre-me-veti (take away) në Mbretërinë e Bashkuar dhe në shumë vende të tjera, veçanërisht në vendet anglisht-folëse dhe kombet e Komonuelthit.

Fish and chips e shërbyer në një restorant në Blackpool, Angli

Fish and chips u shfaq për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1860, dhe deri në vitin 1910 kishte mbi 25,000 dyqane fish and chips në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Deri në vitet 1930 kishte mbi 35,000 dyqane, por prirja u përmbys dhe deri në vitin 2009 kishte vetëm afro 10,000.[1]

Qeveria britanike ruajti furnizimin e fish and chips gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore dhe ishte një nga ushqimet e pakta në Mbretërinë e Bashkuar që nuk i nënshtrohej racionimit gjatë luftërave.

Referime Redakto

  1. ^ Alexander, James (18 dhjetor 2009). "The unlikely origin of fish and chips". BBC News (në anglisht). Marrë më 16 korrik 2013.