Klubi Futbollit Teuta Durrës është klubi futbollistik i qytetit të Durrësit themeluar në vitin 1920 me emrin KS Urani emër të cilin e ndërruan pas dy viteve në SK Durrës. Pas pjesëmarrjes së skuadrës në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar në vitin 1930 klubi merr emrin e mbretëreshës ilire Teuta, duke u quajtur KS Teuta Durrës. Më 1946 pas Luftës së Dytë Botërore emërohet nga komunistët si KS Ylli i Kuq Durrës deri në vitin 1949, vit në të cilin emërohet KS Durrës, pastaj më 1951 KS Puna Durrës, 1958 KS Lokomotiva Durrës e deri në vitin 1991 kur i rikthehet emri KS Teuta Durrës emër të cilin e mban edhe sot. Ndeshjet si vendas KS Teuta Durrës i luajnë në Stadiumin Niko DovanaDurrës. Shikueshmëria mesatare e ndeshjeve në stadiumin me kapacitet prej 13.000 vendeve është diku 3.000 shikues për ndeshje.

Teuta Durrës
Emri i plotëKlubi Futbollit Teuta Durrës
Pseudonimi(et)Djemtë e Detit
Durrësakë
Themeluar1920; 104 vite më parë (1920)
Si ‘’Klubi Sportiv Urani’’
StadiumiStadiumi Niko Dovana
Kapaciteti13,000
PresidentEdmond Hasanbelliu
TrajneriGentian Begeja
LigaKategoria Superiore
2023–246.
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Skuadra e klubit Teuta është skuadra kampione në fuqi e Kategorisë Superiore dhe e ka fituar 2 herë Kategorinë Superiore shqiptare dhe tre herë ka fituar Kupën e Shqipërisë. Në arenën e futbollit evropian ka marrë pjesë në [ UEFA Liga e Europës|Kupën UEFA tri herë, në Kupën Intertoto ka luajtur po ashtu tri herë ndërsa në Kupën e Kupave një herë dhe në Kupën Ballkanike ka luajtur një herë.

Tani klubi udhëhiqet nga presidenti i klubit Edmond Hasanbelliu.

Trofetë Redakto

RajoniKompeticioniTrofeSezonet
ShqipëriKategoria Superiore21993–94, 2020/21
Kategoria e Parë21958–59, 1960–61
Kupa e Shqipërisë41994–95, 1999–00, 2004–05, 2019–20

KS Teuta ne kupat e Europes Redakto

Nga korriku, 2013.

SezoniKompeticioniRaundiShtetiKlubiNe ShtepiJashte ShtepieTotali
1994/95Kupa UEFAQR Apollon Limassol1–42–43–8
1995/96UEFA Kupa e KupaveQR TPS Turku3–00–13–1
1R AC Parma0–20–20–4
1996/97Kupa UEFA1QR FC Kosice1–41–22–6
1999UEFA Kupa Intertoto1R IA Akranes2–11–53–6
2000/01Kupa UEFA2QR SK Rapid Wien0–40–20–6
2002UEFA Kupa Intertoto1R Valletta0–02–12–1
2R Gloria Bistriţa1–00–31–3
2004UEFA Kupa Intertoto1R FK ZTS Dubnica0–00–40–4
2005/06KUPA UEFA1QR NK Široki Brijeg3–10–33–4
2007/08Kupa UEFA1QR NK Slaven Belupo2–22–64–8
2012/13UEFA Liga e Europës1QR FC Metalurgi Rustavi0–31–61–9
2013/14UEFA Liga e Europës1QR Dacia Chişinău3–10–23–3 (a)
  • QR = Raundi kualifikuese
  • 1R = Raundi i pare
  • 2R = Raundi i dyte

Lidhje të jashtme Redakto