Gushti

(Përcjellë nga Gusht)


Gushti është muaji i tetë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 31 ditë. Emri "gusht" është adaptim nga emri i perandorit romak Oktavian Augusti. Ky muaj ka 31 ditë sepse Augusti donte që muaji i quajtur sipas tij të kishte po aq ditë sa muaji i quajtur sipas Jul Cezarit (korriku). Augusti e vendosi gushtin në vend të tetë, sepse atëherë kishte vdekur Kleopatra. Përpara se Augusti ta quante "August", ky muaj quhej "Sextilis" nga latinishtja, pasi që ishte muaji i gjashtë në Kalendarin Romak, i cili fillonte në mars.

Muajt
JanariKorriku
ShkurtiGushti
MarsiShtatori
PrilliTetori
MajiNëntori
QershoriDhjetori
Ditët historike
Korriku · Gushti · Shtatori
01020304050607
08091011121314
15161718192021
22232425262728
293031

Periudha më e nxehtë e vitit që i bie nga fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit quhet djegagur. Kurse periudha e kohës që përfshin ditët e fundit të gushtit dhe ditët e para të shtatorit njihet si gushtovjeshtë.

Në vitet e brishta, gushti fillon në të njëjtën ditë të javës sikurse shkurti.

Irlandë gushti njihej si "Lughnasadh", sipas perëndisë Lugh.