Universiteti Shtetëror i Jerevanit

Një Universitet Shtetëror në Jerevan, Vendi Armenia

Universiteti Shtetëror i Jerevanit ose Universiteti Shtetëror i Yerevanit (YSU; armen: Երևանի Պետական Համալսարան, ԵՊՀ, Yerevani Petakan Hamalsaran) është universiteti publik më i vjetër që ka operuar në vazhdimësi në Armeni. I themeluar në vitin 1919, ai është universiteti më i madh[1] në vend. Ai gjithashtu konsiderohet, jozyrtarisht si "universiteti nënë" i Armenisë (Մայր ԲՈւՀ, Mayr Buh).[2][3][4] Nga 3,150 punonjësit e tij, nga 1,190 përbëhet personeli arsimor i cili përfshin 25 akademikë, 130 pedagogë, 700 docentë (profesorë të asociuar), dhe 360 asistent ligjërues. Universiteti ka 400 studiues, 1,350 studentë në studime pas-diplomike, dhe 8,500 në studime deri-diplomike, duke përfshirë 300 studentë nga jashtë.

Udhëzimi është në gjuhën armene, por udhëzime sipas nevojave përcaktohen në rusisht dhe anglisht për studentët e huaj. Një vit akademik është nga 1 shtatori deri në qershor 30.

Histori Redakto

Statuja e Mesrop Mashtots dhe Sahak Partev në Universitetit Shtetëror të Jerevanit

Universiteti Shtetëror i Jerevanit u themelua në maj, 1919 dhe u përurua në 23 janar, 1921.

Universiteti u quajt Universiteti Polullor i Jerevanit dhe ishte i vendosur në Astafyan (tani Abovyan) rugë në ndërtesën e ish seminarit të mësimdhënies, i cili ishte ndërtuar rreth viteve 1900-1906.

Renditja Redakto

Në vitin 2010, sipas renditjes së "University Ranking by Academic Performance (URAP)",[5] ai ishte universiteti më të mirë në Armeni dhe universiteti i #954 në në botë nga gjithsej 20000 institucionet që kanë hyrë në listë. Sipas disa renditjeve në botë sot ka më shumë se 20 000 universitete.[6]

Shkollat dhe fakultetet Redakto

  • Shkencat Egzakte
    • Fakulteti i Biologjisë
    • Fakulteti i Kimisë
    • Fakulteti i Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar
    • Fakultetii i Gjeografisë
    • Fakulteti i Gjeologjisë
    • Fakulteti i Matematikës dhe Mekanikës
    • Fakulteti i Fizikës
    • Fakulteti i Radiofizikës
    • Qendra Kërkimore dhe TI Arsimore
  • Shkencat Humanitare
    • Fakulteti i Filologjisë Armene
    • Fakulteti i Ekonomisë
    • Fakulteti i Historisë
    • Fakulteti i Drejtësisë
    • Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare
    • Fakulteti i Sociologjisë
    • Fakulteti i Studimeve Orientale
    • Fakulteti i Filozofisë, Psikologjisë
    • Fakulteti i Filologjisë Gjermane dhe Romancës 
    • Fakulteti i Filologjisë Ruse
    • Fakulteti pëgaditor për Shtetasit e Huaj

Referime Redakto

  1. ^ Ness, Daniel; Lin, Chia-Ling, red. (2015). International Education: An Encyclopedia of Contemporary Issues and Systems. Routledge. fq. 789. ISBN 9781317467519. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Մայիսի 16-ը Մայր ԲՈՒՀ-ի հիմնադրման օրն է". culture.am (në armenisht). 16 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2016. Marrë më 17 maj 2016.
  3. ^ "ԵՊՀ հոգաբարձուների խորհրդի նիստում ընտրվել է "Երևանի պետական համալսարան" հիմնադրամի ռեկտորը [YSU Board of Trustees Elects Rector of Yerevan State University Foundation]". president.am (në armenisht). Office to the President of the Republic of Armenia. 19 qershor 2015.
  4. ^ "Նախագահ Սարգսեան. "Տակաւին Շատ Ընելիքներ Կան Երեւանի Պետական Համալսարանին Մէջ"". Aztag (në armenisht). 22 qershor 2015. ...Երեւանի պետական համալսարանը եղած է եւ միշտ պէտք է ըլլայ իբրեւ Մայր համալսարան եւ յառաջատար:
  5. ^ "URAP - University Ranking by Academic Performance". Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 17 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2012. Marrë më 17 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme Redakto